Cognicor Technologies, kompania e posathemeluar spanjolle e cila ofron shërbim të automatizuar për trajtim të ankesave, është fitues i shpërblimit evropian „Tech All Stars“ për internet-kompani të posathemeluar në nivel të BE-së, ndërsa shpërblimin e ndau nënkryetarja e Komisionit Evropian Neli Kros. Cognicor do ta prezantojë kompaninë e saj në Kuvendin e Agjendës Digjitale që do të mbahet sot në Bruksel.

Cognicor, që si klient e kanë edhe kompaninë për telekomunikim Telefónica, është kompani e posathemeluar nga inkubatori i biznesit Wayra në Spanjë. CogniCor ofron shërbim të automatizuar për trajtimin e ankesave te industritë e sektorit të shërbimeve, siç janë kompanitë e telekomunikimit, aviacioni, kompanitë financiare dhe të sigurimit, me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë dhe më të lirë të kërkesave.

Cognicor u zgjodh si më e mira nga mbi 257 kandidatë nga të gjitha pjesët e BE-së. Lista me kandidatë u zvogëlua në 12 finalistë prej Danimarke, France, Irlande, Letonie, Spanje dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kompanitë e posathemeluara zhvilluan ide inovativem, siç janë: aplikacion për telefona me të cilin shfrytëzuesve u mundësohet t’i aktivizojnë dhe t’i shfrytëzojnë pajisjet mobile vetëm me softuer për njohjen e fytyrave, platformë në të cilën shfrytëzuesit mund të fitojnë kthim të pjesërishëm të parave për biletat e avionit dhe ku aviokompanitë mund të fitojnë më tepër ulëse për shitje dhe sistem i cili njerëzve me shikim të dëmtuar ose disleksion u mundëson ta shfrytëzojnë cilindo kompjuter për shikimin e ndonjë ueb-faqeje në mënyrën që u përgjigjet atyre.

Që të marrin pjesë në konkurs, internet-kompanitë e posathemeluara duheshte të jenë të regjistruara në BE, të jenë të themeluara para më pak se 3 vjetësh dhe të kenë marrë më pak se një milionë euro kaapital të jashtëm.

Komisioni Evropian e organizoi „Tech All Stars“ që internet-kompanive të posathemeluara më të mira evropiane t’u ofrojë dukshmëri dhe t’u ndihmojë të lidhen me investitorët, drejtorët më të mëdhenj ekzekutivë, mentorët dhe partnerët potencialë. Ngjarje treditore u mbajt si pjesë e Forumit londinez të themeluesve, ku investitorët dhe ndërmarrësit më të mëdhenj të botës vijnë të vendosin kontakte dhe t’i shohin kompanitë e posathemeluara.

Përkrahje për ueb-ndërmarrësit më të mirë evropianë që të themelojnë dhe të zhvillojnë kompanoi të qëndrueshme është njëra nga qëllimet kryesore të Agjendës digjitale për Evropën. Deri në fund të vitit 2012, Komisioni do të propozojë strategji për përmirësimin e mjedisit për ueb-ndërmarrësit evropianë. Strategjia do të bazohet në përforcimin pozitiv të kulturës ndërmarrëse, skemave për financim dhe nxitje, ruajtje të talentit dhe përkrahje për njohjen e eko-sistemit të ueb-ndërmarrësve në Evropë.

Burimi: Europe’s Information Society „Digital Agenda: “Tech All Stars” award for most innovative web start-up company“ 22 qershor 2012.