Komisioni Evropian ua ndau shpërblimet fituesve të shpërblimeve eInclusion (е-Inkluzioni) në Kuvendin për Agjendën digjitale që u mbajt në Bruksel më 21 dhe 22 qershor 2012.

 

Njerëz nga të gjitha sferat e jetës morën pjesë në dy kategoritë e konkursit: “Unë jam pjesë e TI-së” të dedikuar për individë dhe organizata, përdorimi i TI-së nga të cilët ka ndihmuar të tejkalohet ekskluzioni ose ka rezultuar me shkathtësi të reja; dhe “Bëhu pjesë e TI-së”, i dedikuar për organizata ose individë që e përkrahin e-Inkluzivitetin, duke ndërmarrë dhe duke përkrahur iniciativa relevante.

Agjenda digjitale propozoi një sërë masash për promovimin e pranimit të teknologjive digjitale nga ana e grupeve të margjinalizuara, siç janë atë me nivel të ulët të arsimit, të papunësuarit ose ata që jetojnë me hendikep.

Shpërblimet eInclusion i themeloi Komisioni Evropian që të zbulohen organizatat dhe individët nga mbarë Evropa që janë ithtarë të teknologjive të reja dhe që mund ta shfrytëzojnë potencialin e internetit që t’i përmirësojnë jetërat e tyre. Grafiku më i ri i Agjendës digjitale tregon se 25% e popullatës së BE-së akoma nuk ka shkathtësi të mjuaftueshme për TI, kurse vetëm 53% janë të bindur se shkathtësitë e tyre kompjuterike dhe të internetit janë të mjaftueshme, në qoftë se duhet ta ndryshojnl vendin e punës në afat prej një viti.

Fitues janë:

Elton Kalica i cili erdhi në Itali nga Shqipëria, mësoi shkathtësi për TI dhe krejtësisht e ndryshoi jetën e tij, që rezultoi me diplomë universitare dhe punë të mirë. Ai e fitoi shpërblimin “Unë jam pjesë e TI-së” si individ.

Simon Dekelver e fitoi shpërblimin “Unë jam pjesë e TI-së” për organizata në emër të iniciativës WAI-NOT (Belgjikë). WAI-NOT e promovon përdorimin e internetit për njerëzit që kanë vështirësi gjatë mësimit. Ajo siguron një ueb-faqe të bazuar në piktograme për njerëzit që nuk mund të lexojnë, e që kanë nevojë për ueb-faqe që janë të qasshme dhe të kuptueshme për ta. WAI-NOT i mundësoi Simon Dekelverit, i cili e ka sindromin e Daunit, të surfojë në internet, të shkruajë e-mail-e në formë të piktogramit dhe të bisedojë nëpër internet me miqtë dhe familjen e tij. Ai poashtu e shfrytëzon teknologjinë mobile kur udhëton vetë. Simon Dekelveri filloi ta përdorë ueb-faqen WAI-NOT, e më pas u bë ambasador i kësaj iniciative.

Shpërblimin “Bëhu pjesë e TI-së” për organizata të vogla e fitoi Storybook Dads (Mbretëria e Bashkuar) puna e të cilës bazohet në teknologjinë më të thjeshtë, themelore. Storybook Dads u mundëson prindërve që janë duke kryer dënime me burg, të inçizojnë tregime për gjumë për fëmijët e tyre në kompakt-disk (CD) ose në audio-DVD. Tregimet e tyre i përpunojnë në mënyrë digjitale të burgosur të trajnuar në mënyrë të veçantë, që punojnë si redaktorë, që mund të shtojnë muzikë dhe efekte të zërit para se produkti i plotë t’u dërgohet fëmijëve. Kjo ndihmon që të ruhet lidhja e rëndësishme ndërmjet prindit dhe fëmijës.

Barcelona Activa (Spanjë) dhe Fondacioni për zhvillimin e shoqërisë informatike (FRSI) (Poloni) e ndanë shpërblimin “Bëhu pjesë e TI-së për organizata të mëdha ose fonde për zhvillim. FRSI i shfrytëzon bibliotekat lokale që të mundësojë lidhje dhe trajnim për komunitetet e margjinalizuara në Poloni. Barcelona Activa i promovon në mënyrë aktive shkathtësitë për TI dhe ofron trajnime të përshtatura që ta nxisë punësimin dhe konkurrencën nëpërmjet kurseve që i organizon në hapësirat e saja dhe nëpër biblioteka.

Burimi: Europe’s Information Society “Digital Agenda: awards show how digital technologies can help reduce exclusion and improve job prospects” 22 qershor 2012.