Në konferencën e sotme për shtyp, 122 organizata qytetare nën moton “Duhet ta mbrojmë shoqërinë qytetare në Maqedoni” kërkuan mbështetje nga qytetarët, nga institucionet dhe nga qeveria aktuale dhe ajo e ardhshme për shkak të sulmeve mbi shoqërinë qytetare në periudhën e fundit.

 

Të nderuar,

Ne, organizatat qytetare të nënshkruara më poshtë, nga tërë Maqedonia, i drejtohemi publikut në këto kohëra të vështira kur liria e qytetarit dhe shoqëria qytetare janë nën kërcënim, që të mbrojmë interesin publik dhe interesin e qytetarëve. Me këtë drejtim duam të përkujtojmë se duhet të mbrohet, ruhet dhe avancohet shoqëria qytetare, përskaj kërcënimeve, por edhe t’ju kundërshtohemi sulmeve pa bazë dhe gënjeshtrave të cilave jemi të ekspozuar.

Sulmi mbi organizatat qytetare nuk është vetëm një lajmë propagandues që dëgjohet në medie. Por është një sulm mbi shoqërinë qytetare, nderin, dinjitetin dhe reputacionin e qytetarëve që këtu kanë lindur, jetojnë, punojnë, paguajnë tatimet kurse punën dhe angazhimin e tyre, në mënyrë profesionale ose vullnetare ia kanë përkushtuar përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve në vend në mënyrë të barabartë.

Në këto çaste duhet të kuptojmë se suli mbi shoqërinë qytetare është sulm mbi veglën më të madhe të qytetarëve me të cilën ato, në periudhën mes dy cikleve zgjedhore kanë mundësi të kontrollojnë dhe korrigjojnë pushtetin. Askush nuk duhet të frikësohet nga korrigjimi i pushtetit, përkundrazi, nga kjo përfitojnë edhe qytetarët, edhe partitë edhe pushteti. Qytetarët fitojnë jetë më cilësore dhe institucione me më shërbime më të mira, kurse partitë dhe pushtet fitojnë më shumë besim tek qytetarët.

Sektori qytetar si aktorë i rëndësishëm në shoqëri ka qenë korrigjuesi i të gjitha pushteteve prej pavarësisë së Maqedonisë sonë deri sot dhe frikëson mendimi se në çfarë drejtimi mund të lëviz shteti nëse kjo shtyllë rrezikohet dhe dobësohet.

Sektori qytetar në Maqedoni është krijuar nga qytetarët, si rezultat i vendimit nga viti 1991 për shtet të pavarur, pluralist, sekular dhe demokratik. Organizatat qytetare (joqeveritare) janë krijuar dhe rritur së bashku me të gjitha sukseset dhe dështimet e kësaj shoqërie tonë të përbashkët, dhe kanë vepruar për mbrojtjen e ë drejtave dhe interesave të individëve, grupeve ose bashkësive të ndryshme. Si rezultat i këtij angazhimi të sinqertë qytetarë shumë gjëra kanë ndryshuar në dobi të qytetarëve, dhe gjithashtu shumë politika të dëmshme janë parandaluar ose zbutur.

Duke besuar në mënyrë të vendosur në vlerat e vërteta të demokracisë, në fuqinë e zërit të individit dhe në vlera e mendimeve të ndryshme, i refuzojmë dhe konsiderojmë si të pavërteta akuzat për organizatat e sektorit të gjerë qytetarë në Maqedoni kua to etiketohen si “instalime shkatërruese, mercenarë dhe banda” Tërësisht të pasakta, të gabuara ose të rrejshme janë lajmet e paraqitura në publik kinse sektori qytetar kontrollohet nga ndonjë “qendër e fuqisë”. Nuk ka “qendër të fuqisë” tek organizatat qytetare, pasi që tek koncepti dhe ideja e shoqërisë qytetarët, fuqia e vetëm është tek qytetarët. Veç kësaj, faktet e hulumtimeve për financimin e sektorit qytetar në Maqedoni flasin se sektori qytetar është i përkrahur nga më shumë institucione të ndryshme të vendit dhe të jashtme, organizata, kompani dhe donatorë, ku nuk ka donator ose përkrahës dominues. Mes përkrahësve më të fuqishëm gjenden edhe partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë, kurse ato janë Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Për llogaridhënien dhe transparencën e organizatave të sektorit qytetar flasin edhe raportet e tyre vjetore, at financiare dhe narrative, revizionet e organizatës dhe projekteve të cilat gjithmonë kanë qenë në dispozicion, si dhe komunikimi i rregullt dhe thelbësor me qytetarët. Organizatat qytetare rregullisht dhe në kohë plotësojnë obligimet e tyre ndaj shtetit dhe punojnë për drejtimin e mirë dhe transparent në të gjitha fushat e shoqërisë.

Andaj, kontrollet e orkestruara shtetërore të punës financiare të dhjetëra organizatave në periudhë të njëjtë kohore jep një pasqyrë të ushtrimit tendencioz dhe të qëllimshëm të shtypjes, krijimin e frikës dhe dëmtimin e sektorit të lirë qytetar.

Të nderuar përfaqësues të partive politike në Republikën e Maqedonisë,

të nderuar përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ,

të nderuar përfaqësues të Qeverisë së ardhshme të Republikës së Maqedonisë,

të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Maqedonisë,

Të nderuar qytetarë,

Në emër të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në emër të lirisë së garantuar me kushtetutë të qytetarëve që të bashkohen për realizim të të drejtave dhe bindjeve të tyre dhe në emër të së drejtës së patjetërsuar të secilit qytetar që të shpreh zërin e tij dhe mos të shënohet ose dënohet për atë,

ju ftojmë të përkrahni organizatat, grupet, shoqëritë dhe individët që aktivisht qëndrojnë për vlerat demokratike në Republikën e Maqedonisë, të qëndroni për mbrojtjen e sektorit qytetar i cili 25 vjet vepron si kontrollues dhe përkrahës i punës së institucioneve dhe të mbroni shoqërinë qytetare që qëndron për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore.

Përkrahja e sektorit qytetar nënkupton përkrahje për qytetarët – bartësit e sovranitetit të Republikës së Maqedonisë.

Përkrahja është e nevojshme pasi që sektori qytetar është një prej tre shtyllave të shoqërisë, së bashku me sektorin publik (shtetëror, institucional) dhe atë privat (afarist). Shoqëri qytetare është një përmbledhje e individëve – siç jemi të gjithë ne, grupe – si për shembull bujqit, bashkësitë – si grupet etnike ose zejtare, lëvizjet – si për shembull lëvizja studentore dhe organizatat ku qytetarë të ndryshëm janë bashkuar. Të gjithë ne përbëjmë shoqërinë qytetare dhe kemi rol të ndryshëm nga ai i shtetit dhe bizneseve. Roli ynë është të përfaqësojmë dhe të jemi zëri dhe lëvizësi i interesave të qytetarëve, veçanërisht kur ato janë të rrezikuar. Detyra jonë është të kërkojmë përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve, të bëjmë shtypje për punë ekonomike dhe të përgjegjshme të shtetit. Detyra jonë është edhe të mbrojmë këtë sektorë qytetar në këto çaste kur është dukshëm i rrezikuar.

Mbrojtja e sektorit qytetar nënkupton mbrojtjen e bashkëjetesës së qytetarëve me përkatësi të ndryshme etnike, mbrojtje për qëndrimet për standard më të lartë jetësor, mbrojtje për luftën kundër korrupsionit, mbrojtje për gjykim të drejtë, mbrojtje për lirinë që lirshëm të shprehim atë që mendojmë, mbrojtje për trajtimin e barabartë në spitale, mbrojtje për arsimin ku asnjë njeri nuk do të diskriminohet, mbrojtje të solidaritetit dhe ndihmës që e ofrojmë për ose pranojmë prej bashkëqytetarëve tanë.

 

Tani duhet të mbrojmë shoqërinë qytetare në Maqedoni!

 

Оrganizatat që e mbështetën letrën që iu drejtuar publikut të vendit

1. “Аgro – Banica”, Banicë
2. “Аgrosojuz”, Vasilevë
3. “Аgrostrumeshnica”, Dabile
4. Аksioni plus, Resnje
5. Аsociacioni për tolerancë qytetare dhe bashkëpunim – АATQB
6. Аsociacioni për iniciativa demokratike, Gostivar
7. Аsociacioni për hulumtim, komunikime dhe zhvillim, “Public” – Shkup
8. Forumi ballkanik për siguri – Shkup
9. Banka për ushqim Maqedoni
10. Vizio, Kërçovë
11. “Vizija” – Qendra për fantastikë shkencore e Maqedonisë
12. Asociacioni qytetar MOST
13. Еco Guerilla, Теtovë
14. ЕG Green Power – Veles
15. Shoqata ekologjike Deshat, Dibër
16. Shoqata ekologjike LIPA – Kumanovë
17. Shoqata ekologjike Planetum, Strumicë
18. Shoqata ekologjike Villa Zora
19. Еurothink – Qendra për strategji evropiane
20. Bashkësia e eko-aktivistëve Shkup Smog Alarm
21. Bashkësia e malazezëve në Republikën e Maqedonisë
22. Shoqata Bald Eagle-Haliaeetus Leucocephalus, Strumicë
23. Shoqata Global – Manastir
24. Shoqata Forumi i grave Tetovë
25. Shoqata për DEMOKRACI, DEBAT, DIALOG, DECENTRALIZIM – PLANI 4D Shkup
26. Shoqata për hulumtime dhe analiza ekonomike-politike KUANTUM PRIMA Kavadar
27. Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE
28. Shoqata për mbrojtjen e të drejtave qytetare No Pasaran Shkup
29. Shoqata për mbrojtjen e identietit kulturor të egjiptasëve IZIDA 41/21 Resnje
30. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”
31. Shoqata për kulturë dhe art “Scena”, Strumicë
32. Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor Go Green
33. Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm “Aqua”, Strugë
34. Shoqata për zhvillimin e të rinjve FAKTOR Kërçovë
35. Shoqata për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve Punëtori i denjë – Prilep
36. Shoqata për avancimin e besimit të ndërsjellë TAKT, Shkup
37. Shoqata për avancimin e barazisë gjinore, Aksioni Zdruzhenska, Shkup
38. Shoqata e qytetarëve BISTRA, Rostushë
39. Shoqata e qytetarëve “Kthejeni buzëqeshjen”, Veles
40. Shoqata e qytetarëve Esperanca Qendra kulturore botërore Shkup
41. Shoqata e qytetarëve për mbështetjen e personave me sëmundje të rralla, Vilson – Maqedoni
42. Shoqata e qytetarëve “Të rinjtë munden”
43. Shoqata e qytetarëve “Novus”, Strumicë
44. Shoqata e qytetarëve për mbështetje shëndetësore, sociale dhe arsimore “Iniciativa për zhvillim dhe inkluzion të bashkësive” – Shkup IRIZ
45. Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktivitetit të grave Тiiiiit! Ink.- Shkup
46. Shoqata e qytetarëve Radikka De – Dibër
47. Shoqata e grave SIRMA, Kumanovë
48. Shoqata e rekrutëve rezervë ushtarakë pjesëmarrës në veprimet luftarake gjatë mbrojtjes së sovranitetit të RM-së (ZUVO e R.M.-së)
49. Shoqata Prom-Media Shkup
50. Shoqata “ROMA S.O.S” – Prilep
51. Shoqatat Koalicioni rural Kumanovë
52.Shoqata HOPS – Opcione për jetë të shëndoshë Shkup
53. Shoqata Qendra për bimë shëruese dhe fruta të malit Ambrozia, Pehçevë
54. Izbor, Strumicë
55. Shoqata e punëtorëve të tekstilit dhe të lëkurës, shumica e heshtur – Gllasni, Shtip
56. Instituti për të drejtat e njeriut
57. Internet hotline provider Maqedoni
58. Qendra informative e bashkësisë – Kumanovë
59. Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm – KZHQ, Shkup
60. Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” – Shkup
61. Kontrapunkt – Asociacioni për zhvillimin e teorisë kritike, aktivizmit social-kulturor dhe praktikave bashkëkohore kulturore
62. Kriejtiuejt (Cre8ive8) – Shkup
63. Instituti kulturor BLESOK
64. KHAM, Dellçevë
65. Lokomotiva – Qendra për iniciativa të reja në art dhe kulturë
66. Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë (PMKV)
67. Qendra kulturore për të rinj, Manastir
68. Forumi arsimor rinor
69. Lidhja rinore – Krushevë
70. Shoqata multietnike “Florens Najtingejl”, Kumanovë
71. Këshilli nacional rinor i Maqedonisë (KNRM)
72. Këshilli nacional për barazi gjinore
73. OJQ-ja Infocentar
74. OJQ-ja UFUK
75. OJQ-ja Qendra për zhvillim demokratik dhe iniciativë (QZHDI)
76. OJQ-ja Neni 16
77. Ne jemi Karposhi 4
78. “Nisma”, Instituti për mendim të lirë, Shkup
79. Оrganizata për zhvillim ekonomik lokal dhe multikulturalizëm – TË BARABARTË
80. Organizata e grave “Kumanovka”, Kumanovë
81. Organizata e grave të Pehçevës – OGP
82. Organizata e grave, Strumicë
83. Paktis, Prilep
84. Patokazi, Gjevgjeli
85. “Plloshtad Slloboda”
86. Amasada e parë e fëmijëve në botë, Megjashi
87. Instituti Progres, Shkup
88. PROFICIO – tolerancë multietniek nëpërmjet përparimit ekonomik
89. PROEKT-EU, Kavadar
90. Reaktor – hulumtimi në aksion
91. Qendra rajonale për zhvillim të qëndrueshëm, Kratovë
92. Qendra afariste informative rome e Maqedonisë, Shkup
93. Qendra kulturore dhe edukative rome, Ternipe MK, Dellçevë
94. Sindikati i shëbrimit diplomatik të Maqedonisë (SSHDM)
95. Lidhja e sindikatave të prodhuesve bujqësorë, rajoni i Strumicës
96. Transparencë Maqedoni
97. Shoqata turke YENI YILDIZ
98. Unioni për kulturë i vllehëve në Maqedoni
99. Fakulteti për gjërat që nuk mësohen
100. Fondacioni Metamorfozis
101. Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni
102. Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” Maqedoni
103. Fondacioni Fokus, Veles
104. Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion, Shkup
105. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë
106. HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim
107. Heltgruper – Shkup
108. Shoqata humanitare dhe bamirëse e inteligjencës rome – Anglunipe, Теtovë
109. Shoqata humanitare dhe bamirëse e romëve “Meseçina” – Kërçovë
110. Qendra për edukim dhe zhvillim – CED
111. Qendra për integrim – Ambrellla, Shkup
112. Qendra për kulturë, komunikim dhe edukim të romëve “Ardhmëria e ndritshme”
113. Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë, Shkup
114. Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë, Dibër
115. Qendra për zhvillimin e bashkësisë Kërçovë
116. Qendra për zhvillimin e bashkësisë rome “Bairska svetlina” – Manastir
117. Qendra për zhvillimin e medieve – Shkup
118. Qendra për menaxhim me ndryshimet (QMN)
119. Qendra për arte bashkëkohore
120. Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e konflikteve
121. CIVIL – Qendra për liri
122. XHEF Maqedoni

Ndaje: