fejsbuk-alb1Në muajin maj të vitit 2012, doli udhëzuesi i tetë për TKI me titull “Si ta mbrojmë privatësinë në Facebook?“. Ky udhëzues është i dedikuar për të gjithë shfrytëzuesit e Facebook-ut, pa marrë parasysh mënyrën dhe nivelin në të cilin e shfrytëzojnë këtë rrjet social. Ai paraqet “udhëzim të shkurtër për përdorim” të të gjitha opcioneve që janë në dispozicion për mbrojtjen e privatësisë, që është shumë me rëndësi për ata që shpesh i përbashkojnë qëndrimet dhe komentet e tyre, linket që çojnë deri te përmbajtje që u pëlqejnë ose që i përkrahin dhe fotografitë personale dhe të të tjerëve që kanë dalë para foto-objektivit të tyre.

Shumë njerëz supozojnë se me zgjedhjen e opcionit me të cilin përmbajtjet e publikuara vihen në dispozicion vetëm për miqtë e tyre janë mbrojtur plotësisht, por ndonjëherë parametrat nuk janë edhe aq të thjeshtë. Për shembull, gjatë përbashkimit të statusit në Facebook mund ta zgjidhni publikun për të gjitha publikimet, por Facebook-u e mba mend zgjedhjen tuaj të fundit dhe e bën atë standarde për publikimet e ardhshme derisa nuk e ndryshoni përsëri zgjedhjen tuaj. Udhëzuesi përmban disa shembuj të këtillë dhe rregulla tëë thjeshta për mbrojtjen e privatësisë së këtij shërbimi.

twitter_alb1Sa i përket shërbimit për mikro-blogim Twitter, shumë gjëra mund të thuhen me 140 karaktere. Ndonjëherë mund thjesht të thoni “Jam në pushim, nuk jam në shtëpi 2 javë. Urdhëroni!” me çka dërgoni ftesë të hapur që dikush ta plaçkisë shtëpinë tuaj. Si ta mbrojmë privatësinë në Twitter? përmban udhëzime për mbrojtjen e privatësisë në aspekt të asaj se sa përbashkojmë, me kë përbashkojmë dhe çfarë informatash përbashkojmë.

 

 

Edhe pse, para së gjithash, i dedikuar për përdorim profesional, edhe LinkedIn, shkakton disa brengosje rreth privatësisë së shfrytëzuesve. Sasia e informatave që e përbashkojmë është e rëndësishme për pranimin e ofertave për punë dhe lidhjen me punëdhënësit e vërtetë.

linkedin_alb1Por, përbashkimi në LinkedIn duhet të bëhet në mënyrë të mençur dhe profesionale, duke vendosur fotografi serioze dhe duke i potencuar shkathtësitë, përvojën dhe arritjet. Është me rëndësi që të zgjidhni se kush mund t’i shohë aktivitetet tuaja, për shkak se me siguri nuk dëshironi që shefi juaj të kuptojë se keni aplikuar për ndonjë punë tjetër, së paku deri sa nuk e fitoni atë. Poashtu, profili juaj në këtë shërbim është publik deri sa nuk e përshtatni ndryshe. Prandaj, Si ta mbrojmë privatësinë në LinkedIn? është një broshurë praktike me udhëzime për rregullimin e profilit për të arritur efikasitet më të madh, njëkohësisht duke i mbrojtur të dhënat personale të përbashkuara në këtë shërbim.

email_alb1Më tej, parashikimet thonë se në vitin 2014 do të ketë 2,5 shfrytëzues të e-mail-it në botë. Ky numër është shumë i madh dhe shkakton shqetësime të reja për privatësinë. Prandaj, broshura Si ta mbrojmë privatësinë në e-mail? përmban këshilla për përshtatjen e parametrave për privatësi të tre shërbimeve për e-mail që përdoren më shpesh: Gmail, Yahoo dhe Hotmail dhe klientët për e-mail Mozilla Thunderbird dhe Microsoft Office Outlook.

 

 

Poashtu, pse është me rëndësi të dijmë se Si ta mbrojmë privatësinë në YouTube? Youtube është ueb-faqja më e njohur për përbashkimin e video-përmbajtjeve, ndërsa për çdo muaj vizitohet nga mbi 800 milionë shfrytëzues, me ç’rast shihen 3 miliardë orë video, ndërsa në çdo minutë vendosen nga 72 orë video.

youtube_alb1Videot shpesh zbulojnë shumë nëpërmjet përmbajtjes së tyre, gjëra që jo gjithmonë zbulohen me vetëdije, për shembull, kalimtarë të rastit, informata gjeografike, vendi ku jetoni, punoni, mësoni. Youtube është veçanërisht i rrezikshëm për të rinjtë të cilët nuk janë të vetëdijshëm për pasojat. Aktiviteti juaj në këtë shërbim është i dukshëm në profilin tuaj, por në drejtim të mbrojtjes së privatësisë suaj mund të zgjidhni se çka dëshironi të përbashkoni: lajke, komente, parapagime…

Të gjitha 5 botimet përmbajnë këshilla dhe udhëzime konkrete për përshtatjen e profileve të shfrytëzuesve në drejtim të mbrojtjes së privatësisë. Botimet janë shtypur në tirazh prej 300 ekzemplarësh në gjuhën maqedone dhe 100 ekzemplarë në gjuhën shqipe, por janë në dispozicion edhe onlajn dhe mund të shkarkohen falas.

Ndaje: