Në to, nëpërmjet rasteve tipike analizohet kualiteti i produksionit medial në Maqedoni, me ç’rast janë përfshirë temat e kufizimi të interesit publik, privatësisë, trajtimit të aktvendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, manipulimet mediatike rreth raportit të “Raportuesve pa kufinj”, aktivizmit medial dhe qëndrimin nga zgjedhjeve dhe policisë.

Këto përmbajtje janë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa një pjesë e tyre edhe në gjuhën angleze, nëpërmjet blogut mediumi.kauza.mk, të promovuara nëpërmjet përmbledhësit Ping.mk dhe profileve të fondacionit Metamorfozis në rrjetet sociale, dhe u përcollën në mënyrë integrale nga një sërë mediumesh progresive onlajn: Portalb.mk, Оkno, Plus info, Libertas, Skaj, Kanal 77, Ohrid Tajms, Nova TV dhe Radio MOF, si dhe portalet e OJQ One World SEE dhe Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të grupeve të margjinalizuara”, me ç’rast numri i përgjithshëm i leximeve për analizë rrotullohet diku prej 4 deri në 7 mijë.

Deri tani janë publikuar këto analiza:

  • Për аnketën e “VEST”-it, heqjen e saj dhe reagimet e mediumeve (mk, sq, en, mk, mk, mk, mk, mk, mk, sq, mk)
  • Privatësia seksuale kundrejt interesit publik (mk, mk, mk, mk, mk, mk, sq)
  • Mediumet për aktgjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut (mk, mk, mk, mk, mk ,sq)
  • Si raportuan mediumet për raportin e “Raportuesve pa kufinj”? (1) ( mk, mk, mk, mk, mk, mk, sq)
  • (Jo) aktivizmi medial (mk, mk, mk, mk, mk, mk, mk, mk, sq)
  • Si raportuan mediumet për raportin e “Raportuesve pa kufinj”? (2) mk, mk, mk, mk, mk, mk, mk sq)
  • Mediat dhe zgjedhjet (1) (mk, mk, mk, mk, mk, mk, mk ,sq)

Duke filluar nga muaji mars, fondacioni Metamorfozis do të publikojë edhe recensione gazetareske dhe artikuj edukativë. Bashkangjituni në diskutimet nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook (ProverkaNaFakti dhe VerifikimiiFakteve) dhe Twitter (@ProverkaNaFakti dhe @VerifikoFaktet).

Ndaje: