Pothuajse në çdo strategji që ka të bëjë me zhvillimin e shoqërisë informatike dhe teknologjive digjitale, e që ndërlidhet me reformat e administratës publike, planifikohet që shteti të krijojë mjedis që do të mbështesë inovacionet; do të mundësojë dhënie të shërbimeve të personalizuara, që do jenë lehtësisht në dispozicion, për të gjithë përdoruesit dhe do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore. Megjithatë, në vendin tonë, fokusi i këtyre strategjive për digjitalizim i referohet vetëm shërbimeve që i ofron pushteti qendror. Pak vëmendje i kushtohet digjitalizimit të shërbimeve që ofrohen nga njësitë e vetëqeverisjes lokale. Ndonëse, siç tregon kjo analizë, kërkesat dhe pritshmëritë e njësive të vetëqeverisjes lokale janë në rritje, nuk ka një strategji për digjitalizimin e shërbimeve në nivel lokal. Kjo është edhe më e nevojshme në një kohë kur burimet e komunave janë duke u zvogëluar, ndërsa pikërisht teknologjia mund t’u mundësojë atyre të bëjnë më shumë për qytetarët e tyre, edhe atë me më pak burime.

Kjo analizë është përgatitur me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Naumann dhe është në dispozicion në anglisht, maqedonisht dhe shqip.

Ndaje: