Qeveria malajziane e rrezikon lirinë e të shprehurit duke e zgjeruar Ligjin për veprim kundërshtetëror (1948) dhe duke e shtuar zbatimin e tij. Gjatë dy viteve të kaluara, zbatimi i shtuar i këtij ligji rezultoi me maltretim të shpeshtuar dhe ndjekje penale të përfaqësuesve qeveritarë, politikanëve opozitarë dhe të mediave.

Në mesin e të akuzuarve për veprim kundërshtetëror është edhe karikaturisti politik malajzian Zulkifli Anvar Hak, i njohur me emrin “Zunar”.

malaysia_zunar_ifexgm_jasontanner_erikapineros__468__468malaysia_zunar_cartoon_fb__468

Pas publikimit të tweet-eve dhe karikaturës në shkurt të vitit 2015, Zunari për momentin ballafaqohet me dënim me burg prej 43 vitesh nëse shpallet fajtor në bazë të nëntë pikave të aktpadisë për veprim kundërshtetëror.

Zunari u arrestua më 10 shkurt të këtij viti për shkak të tweet-eve me të cilat gjoja e sulmon gjyqësinë për shkak të gjykimit të liderit të opozitës dhe ish-zëvendëskryeministrit, Anvar Ibrahim.

“Lakejtë me veshje të zeza krenohen me këtë dënim. Me siguri do të shpërblehen shumë nga zotërinjtë e tyre politikë”, shkori Zunari në njërin nga tweet-et e tij.

Në vitet e fundit, satiristi dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht kanë qenë të maltretuar dhe të hetuar nga policia. Në periudhën ndërmjet vitit 2009 dhe 2010, ministri për punë të brendshme i Malajzisë ndaloi pesë libra të Zunarit, duke thënë se janë të dëmshme për rendin publik. Në shtator të vitit 2010, Zunari u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për shkak të publikimit të librit të quajtur “Fobia nga karikaturat”.

Në nëntor të vitit 2014, personat që kanë qenë të lidhur me shitjen e librave me karikaturat e Zunarit u arrestuan dhe u morën në pyetje në bazë të ligjeve për veprim kundërshtetëror, ndërsa sistemi për pagesë nëpërmjet internetit dhe menaxhim me transaksionet financiare në ueb-faqen e tij ishte detyruar të publikojë informata për njerëzit që i kanë blerë librat e tij.

Për momentin Zunari është liruar me kusht, mirëpo gjykimi i tij fillon më 20 maj 2015 në një gjykatë majalziane.

Ne, anëtarët dhe partnerët e IFEX-it – rrjetit global për mbrojtjen e lirisë së të shprehurit – jemi seriozisht të brengosur për shkak të zbatimit dhe fuqisë së shtuar të Ligjit për veprim kundërshtetëror (1948) në Malajzi gjatë 12 muajve të fundit, duke i përfshirë edhe nëntë pikat nga aktpadia kundër “Zunarit” për veprim kundërshtetëror.

I bëjmë thirrje kryeministrit të Malajzisë, Dato Shri Naxhi Mohamed Naxhib bin Tun Haxhi Abdul Razak që t’i tërheqë akuzat kundër Zunarit dhe kundër të gjithë njerëzve të tjerë të akuzuar për veprim kundërshtetëror dhe të japë deklaratë publike me të cilën do ta vërtetojë premtimin e dhënë gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2012, për heqjen e Ligjit për veprim kundërshtetëror.

Më tepër informata për rastin mund të gjeni në ueb-faqen e IFEX-it

Ndaje: