Pjesëmarrja e qytetarëve është një nga mekanizmat thelbësor për sigurimin e demokracisë në çdo shoqëri. Teknologjia na ofron mundësinë të përdorim hapësirën dixhitale dhe të ndajmë zërat tanë.

Parakushti që qytetarët të fuqizohen për të marrë pjesë në politikëbërje online është të jenë të informuar. Duhet të kuptojmë si funksionon dixhitalizimi, si të përdorim veglat bazike dixhitale dhe çfarë ndodh me të dhënat tona në hapësirën dixhitale.

Qeveritë duhet të zhvillojnë mjete dixhitale të përshtatshme për pjesëmarrjen tonë. Këto vegla do të na mundësojnë të kontribuojmë në proceset vendimmarrëse dhe të kërkojmë përmirësime në lagjen tonë, qytetin tonë apo në të gjithë vendin. Këto vegla duhet të jenë të qasshme për çdo qytetar, të lehta për përdorim dhe të sigurta në çdo kohë.

Versioni maqedonisht

Versioni shqip

Versioni serbisht

Versioni malazez

Ky animacion është pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Animacioni është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerë për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: