Javën e kaluar, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis” ishte pjesë e Konferencës Kombëtare të Organizatave të Shoqërisë Civile – Forumi Kombëtar i Civica Mobilitas, e cila u zhvillua më 15 nëntor në hotelin “Holiday Inn” (Shkup).

Photo credits: CIVICA Mobilitas

Në forum morën pjesë mbi 200 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga i gjithë vendi, të cilët u mirëpritën nga Ambasadorja e Zvicrës, E.S. Veronique Ulman, e midis folësve ishin Hristijan Mickoski, Kryeministër; Aleksandar Kërzhallovski, udhëheqës i ekipit të Civica Mobilitas; Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Vesna Janevska, Ministre e Arsimit; Zllatko Perinski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale; Zoran Ljutkov, Ministër i Kulturës; dhe Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Digjital.

Photo credits: CIVICA Mobilitas

Çfarë roli do të luajnë organizatat e shoqërisë civile në procesin e transformimit digjital dhe nëse qeveria ka plane për të zbatuar mjete digjitale që do të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve dhe do të mundësojnë monitorimin e progresit të politikave publike, ishin pyetjet që organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e digjitalizimit ia drejtuan Ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski, e që i përcolli Dançe Danillovska Bajdevska, Drejtore e Programeve në “Metamorfozis”. “Ne, organizatat e shoqërisë civile në këtë fushë, shohim një mundësi për rritje dhe zhvillim përmes digjitalizimit” – tha ajo.

Ministri theksoi se organizatat e shoqërisë civile kanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e konsensusit shoqëror mbi çështjen e digjitalizimit, i cili nuk duhet të bëhet ad-hoc, por sistematikisht. “Ne i shohim OSHC-të si korrigjuese objektive, e jo vetëm si kritikuese. Një kritik i mirë i sheh mangësitë dhe ofron zgjidhje – kështu e shohim ne shoqërinë civile” – tha ai. Sipas Andonovskit, ekspertiza që i mungon ministrisë duhet të vijë nga shoqëria civile, veçanërisht në fusha specifike. “Organizatat e shoqërisë civile duhet të jenë një urë lidhëse midis institucioneve dhe qytetarëve.” Ai tha gjithashtu se vetëm 20% e institucioneve ndajnë të dhëna në platformën e të “Dhënave të Hapura”. “Ne duam që organizatat e shoqërisë civile ta ngrenë këtë çështje, për të ushtruar presion mbi institucionet” – shtoi ai. Andonovski tha se po përgatisin ueb-faqe të unifikuara të ministrive dhe institucionet e tjera që kanë mjete të integruara për komunikim digjital me qytetarët. “Nuk mjafton që institucionet ose komunat të kenë mjete, qytetarët duhet t’i përdorin ato” – konsideron ai.

Pjesë të tekstit janë marrë nga Ndryshimet pozitive shoqërore janë të mundshme nëpërmjet bashkëpunimit të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile – Civica Mobilitas.

Ndaje: