Të nderuar,

Fondacioni Metamorfozis ju fton në takimin e dytë të iniciativës “Biseda për privatësinë” që do të jetë në temë “Jini egoist me të dhënat tuaja.” Në takim do të marrë pjesë Bozhidar Spirovski, ekspert me më shumë se 20 vjet përvojë si inxhinier, udhëheqës i ekipeve teknike dhe i ekipeve të sigurisë së informacionit. Bozhidari do të prezantojë kush, pse dhe si i monitoron aktivitetet tona në internet dhe çfarë mund të bëjmë për t’i mbrojtur të dhënat tona. Takimi do të mbahet në Dhomën publike, në sallën “Sllava”, më 21 janar (e premte), me fillim në orën 15:00.

Nëse dëshironi të merrni pjesë në takim, ju lutemi plotësoni formularin e shkurtër në këtë link.

Për pjesëmarrësit që nuk janë nga Shkupi, shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në takim do t’u rimbursohen në shumën e një bilete autobusi vajtje-ardhje nga vendbanimi për në Shkup. Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të na siguroni faturat dhe biletat origjinale të udhëtimit.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion në lidhje me iniciativën e “Biseda për privatësinë” ose për takimin, ju lutemi na kontaktoni në vesna@metamorphosis.org.mk. Këtu mund ta shihni agjendën e ngjarjes.

Me respekt,

Fondacioni Metamorfozis

 

* Duke pasur parasysh se takimi do të organizohet në ambiente të mbyllura, kushti për hyrje është posedimi i certifikatës/konfirmimit për imunizimin nga virusi Kovid-19, gjegjësisht për marrjen e dy dozave të vaksinës ose konfirmimin se e keni kaluar Kovid në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Ndaje: