Ekipi i Fondacionit Metamorfosis që e implementon projektin “Resurset e hapura arsimore” më 22.11.2019 e vizitoi shkollën fillore “Goce Dellçev” në fshatin Vasilevë të Strumicës. Atje u mbajt një prezantim i konceptit të RHA-ve, përfitimet nga burimet e tilla, ndërsa mësimdhënësit u njohën me të përmes shembujve të vërtetë ku përdoren rregullisht këto burime.

Pas prezantimit të konceptit të resurseve të hapura arsimore, pasoi një punëtori interaktive, ku mësimdhënësit u inkurajuan të krijojnë resurse arsimore dhe t’i mbrojnë ato në mënyrë adekuate me licencat Creative Commons. Në çdo punëtori theks i veçantë i kushtohet krijimit të resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë.

Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: