Vazhdojmë të punojmë për avancimin e hapjes dhe transparencës së njësive të vetëqeverisjes lokale. U bëjmë thirrje komunave ta mbështesin Deklaratën për Hapjen, llogaridhënien dhe transparencën e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut, me të cilën do të obligohen t’i ndjekin dhe t’i respektojnë parimet e hapjes dhe të ndërmarrin aktivitete për përmirësimin e vazhdueshëm të politikave të tyre të transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, Fondacioni Metamorfozis zbaton disa aktivitete për të përmirësuar punën e njësive të qeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, bëjmë vlerësim të qeverisjes së mirë në nivelin lokal sipas Indeksit të Hapjes, japim rekomandime për përmirësimin e situatës dhe punojmë drejtpërdrejt me komunat, duke u siguruar mbështetje për avancimin e hapjes së tyre.

Tekstin e plotë të Deklaratës për hapjen, llogaridhënien dhe transparencën e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut mund ta lexoni në lidhjen në vijim.

Komunat e interesuara për nënshkrimin e Deklaratës për hapjen, llogaridhënien dhe transparencën e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut mund të na kontaktojnë në e-mailin në vijim: goce@metamorphosis.org.mk

Ndaje: