Në kuadër të edicionit të 19-të të Konferencës Ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” në temën “Inteligjenca Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë” të cilën Fondacioni Metamorfozis e organizon më 19 dhjetor 2023 në Hotelin “Meriot” në Shkup (salla Ballroom I), diskutimi i dytë në panel do të fokusohet në Dezinformata me steroide: Kërcënim për integritetin e procesit zgjedhor.

Ky sesion e shqyrton ndikimin e rritjes së dezinformatave si një kërcënim për integritetin e procesit zgjedhor. Folësit në këtë sesion do të eksplorojnë sfidat e shumëanshme që paraqiten nga rritja e dezinformatave gjatë zgjedhjeve, duke shqyrtuar potencialin e tyre për të dëmtuar besimin e publikut, për të manipuluar perceptimet e votuesve dhe për të minuar bazat e integritetit zgjedhor.

Folës:
– Jan Zingel, themelues dhe kryetar i “Strategic analysis” (Sllovaki)
– Bojana Kostiq, studiuese dhe avokuese për të drejtat digjitale (Holandë) (online)
– Fitim Gashi, koordinator i projekteve për dezinformata, Sbunker (Kosovë)

Më shumë informata për konferencën ka në këtë link: https://tinyurl.com/bde9d2dy

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 14 dhjetor: https://tinyurl.com/3vnp6nnk.

Ndaje: