“Publiku nuk ka shumë njohuri dhe shumë informacion mbi Agjendën Digjitale të Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i cili është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, synon ta rrisë pjesëmarrjen e organizatave qytetare në promovimin, formësimin dhe zbatimin e Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor.”

 

Në kuadër të projektit, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis organizon ngjarjen online “Dialogje për Agjendën Digjitale”.

 

Ngjarja do të mbahet më 30.10.2020 (e e premte) në ora 11:00 në platformën ZOOM. Hyrja në ngjarje sigurohet përmes linkut vijues: https: //techsoupglobal.zoom.us/j/96923533618 …

 

Ngjarja do të konsistojë nga një prezantim i shkurtër i projektit dhe rrjetit ICEDA, Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe nga prezantimi i hulumtimit të kryer në kuadër të Observatorit të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut të kryer nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit. Ngjarja do të shërbejë për të zhvilluar një diskutim mbi përfitimet dhe sfidat e zbatimit të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut në kontekstin e sotëm, i cili do të rezultojë me përfundime të cilat Fondacioni Metamorfozis do t’i marrë parasysh gjatë zbatimit të aktiviteteve të tij të mëtejshme.

Folës në këtë ngjarje pritet të jenë Jeton Shaqiri – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Bardhyl Jashari – Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Milla Josifovska Danillovska – Menaxhere e programit “Përgjegjësia Shoqërore dhe Të Drejtat e Njeriut Online” në Fondacionin Metamorfozis, Përfaqësues i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues i Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe përfaqësues i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ngjarja është e hapur dhe në pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara. Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e regjistrimit: https://cutt.ly/vgdoMBh

Pas përfundimit të ngjarjes, të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin linke që do të çojnë në hulumtimin e kryer dhe vizualizimet e përgatitura (në maqedonisht, shqip dhe anglisht), përmes të cilave do të mund të marrin më shumë informacion mbi gjendjen aktuale të zbatimit të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut dhe ta përdorin informacionin në mënyrë adekuate në hulumtimet ose artikujt e tyre.

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, ngjarja do të incizohet. Incizimi do të jetë pjesë e arkivit të projektit dhe nuk do të publikohet.

 

——————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: