Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Lëvizja MJAFT (Shqipëri), Open Data Kosovo (Kosovë), OJQ 35 MM (Mali i Zi) dhe CRTA – Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), organizojnë ngjarje rajonale online “Dialogje rajonale për Agjendën Digjitale”.

Ngjarja do të mbahet më 22.01.2021 (e premte) në orën 10:00, në platformën ZOOM. Hyrja në ngjarje sigurohet përmes linkut vijues:

https://techsoupglobal.zoom.us/j/93435771039?pwd=amRYTU1tbGlqN3FmRkY4UE9qLzRzdz09

Meeting ID: 934 3577 1039

Passcode: 516759

Programi i ngjarjes përbëhet nga një prezantim i shkurtër i hulumtimit rajonal “Observatori i Agjendës Digjitale: Hulumtim i gjendjes themelore për zhvillimin e e-qeverisjes dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor 2020”, i pasuar nga një diskutim mbi përmirësimin e gjendjes së zhvillimit të e-qeverisjes dhe edukimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor.

Folësit në këtë ngjarje pritet të jenë përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve dhe përfaqësues të OSHC-ve nga vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja është e hapur dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palët e tjera të interesuara. Gjuha kryesore e ngjarjes është anglishtja.

Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e regjistrimit: https://forms.gle/BBRKuUk1ze8XESRa9

Pas përfundimit të ngjarjes, të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin linke që do të çojnë në hulumtimin e kryer rajonal, përmes të cilit do të mund të marrin më shumë informacion mbi gjendjen aktuale të zbatimit të Agjendës Digjitale në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor dhe ta përdorin informacionin në mënyrë adekuate në hulumtimet ose artikujt e tyre.

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, ngjarja do të incizohet dhe është planifikuar që të ketë transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook.


Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: