Nga 26 tetori deri më 2 nëntor 2020, do të mbahet edicioni i dytë i Ditëve të Edukimit Mediatik në organizim të Rrjetit për edukim mediatik.
Gjatë DEM 2020, të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë mundësinë të përfshihen në aktivitetet e parashikuara nga programi i këtij viti, të cilat përfshijnë: punëtori, debate, uebinare dhe ngjarje të tjera në internet të përqendruara në aspekte të ndryshme të edukimit mediatik.
Për shkak të pandemisë aktuale të Kovid-19, ngjarjet e DEM 2020 do të organizohen dhe zhvillohen plotësisht në internet, duke e ndjekur shembullin e Javës globale të edukimit mediatik dhe informativ të UNESCO-s (24 deri më 31 tetor).
Kjo është hera e dytë që vendi ynë përfshihet në shënimin e Javës Globale, gjatë së cilës UNESCO-ja këtë vit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta kundërshtojnë dezinfodeminë duke përdorur edukimin mediatik si një mjet të fuqishëm dhe, pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe punojnë në botë, të marrin pjesë në ngjarjet e kushtuara edukimit mediatik. Kjo është arsyeja pse motoja e DEM 2020 është “Çdo lajm është test”, dhe do t’i përfshijë ngjarjet e mëposhtme:
Në kuadër të ditëve të edukimit mediatik 2020, projekti “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – Krithink” i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe “Eurothink”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, organizon dy ngjarje publike – diskutime panel në formatin e uebinareve:
- 28 tetor në orën 14: Rezultatet e hulumtimit për edukimin mediatik dhe mendimin kritik dhe përvojat nga terreni
- 29 tetor në orën 11: Lufta kundër dezinformimit, në kushtet e pandemisë së Kovid-19 dhe më gjerë
Ndaje: