Projekti “KriThink” ju fton në uebinarin “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale”, i cili do të mbahet më 29 tetor (e martë) në orën 11 paradite si pjesë e Ditëve të edukimit mediatik.
Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri për bazat e luftës kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale si pjesë e skenës më të gjerë të mediave.
Pjesëmarrja është e hapur dhe falas, me regjistrim paraprak përmes linkut të mëposhtëm:
https://register.gotowebinar.com/register/3202172987243857164
Agjenda
- Gjuha e urrejtjes si e kundërta e lirisë së shprehjes – termet themelore
- Gjuha e urrejtjes është vepër penale – kornizat ligjore për mbrojtje
- Shembuj të gjuhës së urrejtjes në media dhe në rrjetet sociale
- Format e luftës së gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale (udhëzime)
- Diskutim me pyetje nga pjesëmarrësit dhe propozim-zgjidhje
Ligjërues
– Filip Stojanovski, ekspert i TIK-ut dhe menaxher i projektit “KriThink” – Vladimir Petreski, redaktor i ueb-faqes “KriThink” dhe ekspert për verifikimin e fakteve
Projekti Projekti “Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Më shumë informacion në lidhje me të gjitha ngjarjet e “Ditëve të edukimit mediatik” mund të gjeni në ueb-faqen e Rrjetit për edukim mediatik mediumskapismenost.mk.
Ndaje: