Sot komunikimi zhvillohet në mënyrë digjitale, e të dhënat tona të ndjeshme ruhen në formë digjitale.
Metamorfozis, në bashkëpunim me aktivistë që punojnë në fushën e privatësisë dhe sigurisë onlajn, organizon trajnim për njohje me veglat që ofrojnë mbrojtje më të mirë të komunikimit tuaj privat dhe të të dhënave të ndjeshme. Më saktë, i përgjigjen nevojës për zvogëlimin e rreziqeve nga ndjekja e komunikimit dhe komprometimi i të dhënave tuaja, e këto ditë u pa se jo rrallë cak janë edhe organizatat qytetare.
I ftojmë organizatat qytetare, gazetarët dhe aktivistët të paraqiten në trajnimin që do të mbahet në klubin GEM në Shkup, më 24.06.2015 me fillim në orën 10.00.
Gjatë trajnimit do të promovohet edhe versioni maqedonas i Security in a box, udhëzuesit për siguri digjitale për aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut nëpër botë.
Edhe pse siguri absolute nuk ekziston, e në shikim të parë duket sikur nuk mund të ndërmarrim asgjë, megjithatë ekzistojnë vegla që i zvogëlojnë rreziqet.
Cilat janë rreziqet e aktivitetit tonë onlajn? Si të mbrohemi nga profilet dhe e-mail-et që na janë zbërthyer (hacked)? Si të mbrohemi ndjekja e komunikimit në e-mail dhe në çat? Si ta fshehim lokacionin tonë? – Në qoftë se ndonjëra nga këto pyetje ju nxit interes, paraqituni që të mësoni më shumë për këtë temë.
Për shkak të resurseve të kufizuara kohore dhe hapësinore, 20 të paraqiturit е parë kanë mundësi të marrin pjesë në trajnimin e parë të këtij lloji, ndërsa punojmë që të realizojmë edhe më shumë trajnime në fushën e privatësisë dhe të sigurisë digjitale.
Për t’u paraqitur për trajnimin plotësojeni formularin që gjendet këtu.
Personi për kontakt:
Dona Xhambaska
dona@metamorphosis.org.mk
070/ 956 534
Ndaje: