Ngjarja dyditore DOKU:TECH përfundoi me sukses të madh. Përplot me emocione dhe guxim, e mbyllëm këtë edicion me shpresë të madhe se e arritëm misionin tonë që t’i hulumtojmë dhe të përballemi me implikacionet shoqërore të novacioneve teknologjike, të nxisim mendim kritik në mesin e pjesëtarëve të publikut dhe të ofrojmë ambient unik ku të gjithë mund të përparojnë.

11058383_1614712598809012_3885560120928960227_o

Gjatë këtyre dy ditëve “Lidhja e Prizrenit” ishte shtëpi e themeluesve të kompanive ndërkombëtare, investitorëve dhe liderëve, individëve futuristë, shkrimtarëve, krijuesve, ëndërruesve dhe krijimtarëve, të cilët jo vetëm që i këmbyen njohuritë, përvojat dhe tregimet interesante me publikun e DOKU:TECH, por kishin mundësi që të takohen me bashkëmendimtarët e tyre. DOKU:TECH ofroi një mundësi unike për takim me këta individë dhe për këmbim të informatave, ideve dhe qëndrimeve, të cilat ishin të rëndësishme jo vetëm për entuziastët e teknologjisë, por edhe për individët me interesa të tjera.

Gjatë konferencës dyditore u mbajtën 10 biseda, 4 diskutime në punëtori dhe 14 punëtori, në të cilat morën pjesë mbi 800 njerëz.

11807536_1614715745475364_16047972980327498_o

Për konferencën raportuan mediet në Kosovë, në mesin e të cilave edhe gazetat dhe portalet në internet siç janë RTK, Klan Kosova, KTV, Telegrafi, Gazeta Tribuna, Kosovo 2.0, Digjitale, KosovaLive360, etj.

Para së gjithash, ishte mirë të shihen përshtypjet e shkëlqyeshme që i morën folësit e shquar, të cilët me padurim e presin konferencën e ardhshme. Një pjesë e dëshmive të tyre:

“Doku:tech mblodhi folës të klasit botëror dhe një publik kureshtar. Kjo rezultoi me shpërthim të intelektit” – Аrika Milikan, WIRED expat.

“Nëse më duhet ta zgjedh vetëm një ngjarje sipas njerëzve, inspirimit, novacioneve dhe lokacionit, ajo do të ishte DokuTech në Prizren, Kosovë” – Janki Margalit.

“DokuTech është një freski kur konferencat gjithnjë e më shumë fillojnë t’i ngjajnë njëra tjetrës. Energji dhe imagjinatë e pakufishme, ambient unik, publik i ri dhe i llojllojshëm; Dokutech i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm që të bëhet një nga ngjarjet më inspirative në Evropë” – Loren Haug.

11844976_1614720772141528_7890967250509321898_o

Tradicionalisht, DOKU:TECH përfundoi me një pyetje të hapur për publikun për DOKU:TECH 2016. Pyetjen e parashtroi folësi i fundit, Ester Dajson:

“Cili zhvillim teknologjik do të ishte më i dobishëm për Ballkanin, sipas definicionit tuaj për atë se çka është “më e dobishme” – nga aspekti i ekonomisë, politikës, prosperitetit ose jetës më komode?”

Përgjigjet tuaja mund t’i publikoni në Twitter me #‎dokutech, në Facebook në: DOKU:TECH, ose në Instagram.

Fondacioni IPKO, fondacioni Share dhe Dokufest i falënderojnë folësit e shkëlqyer, personelin, vullnetarët dhe para së gjithash përkrahësit kryesorë të DOKU:TECH për përkrahjen e tyre për realizimin e kësaj konference unike në Kosovë.

Deri në vitin e ardhshëm, zhvilloni teknologji, krijoni dhe ndërtoni ardhmëri më të mirë, dhe ajo ardhmëri do t’ju prezantohet në DOKU:TECH 2016!

Galeria:

DOKU:TECH Dita 1

DOKU:TECH Dita 2

Burimi: IPKO Foundation (24.08.2015). DOKU:TECH 2015 Brought the Future Closer

Ndaje: