Draft-teksti i Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe draft-teksti i Planit të Veprimit janë në dispozicion për konsultim me publikun. Më 1 gusht 2023, në ENER (Regjistri Unik Kombëtar i Dispozitave i Republikës së Maqedonisë së Veriut) u publikua draft-teksti i Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=newdocumentdetails&detalisId=64) dhe draft-teksti për Planin e Veprimit (https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=newdocumentdetails&detalisId=65). Afati i fundit për dhënien e komenteve dhe sugjerimeve përmes platformës ENER është deri më 20 gusht, dhe ftohen të gjitha palët e interesuara të japin kontributin e tyre në fushën e ekspertizës apo nevojave të tyre, brenda afatit të caktuar.
Burimi: Pamje e ekranit nga faqja e internetit
Draft-teksti është produkt i grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për Transparencë, i përbërë nga organizata të shoqërisë civile dhe institucione, që është pjesë e mbështetjes që Fondacioni Metamorfozis e ofron në kuadër të bashkëpunimit me Kabinetin e Zëvendëskryeministres Përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë dhe përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV”, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni.
Strategjia për Transparencë e qeverisë me Planin e Veprimit është paraparë të zbatohet në periudhën 2023-2026, dhe ka për qëllim të ofrojë udhëzime të reja dhe parime për përmirësimin e transparencës së institucioneve, duke vazhduar praktikat pozitive të bashkëpunimit dhe të transparencës aktive të përcaktuara me strategjinë e mëparshme.
Në kuadër të procesit konsultativ, në gjysmën e parë të shtatorit do të organizohen dy debate publike për të ndërtuar një qasje të përbashkët dhe efikase për të përmbushur vizionin e institucioneve që janë plotësisht të hapura dhe të përgjegjshme para qytetarëve.
————————————————————————————————————————————-
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.
Ndaje: