“Java e edukimit të hapur 2020” është një nga ngjarjet më të spikatura globale, që i njeh arritjet e larta dhe përsosmërinë në arsimin e hapur. “Java” filloi më 2 mars dhe do të zgjasë deri më 6 mars të këtij viti. Qëllimi është të rritet vetëdija dhe të tregohet ndikimi i arsimit të hapur në mësimdhënien dhe arsimin në të gjithë botën.

“Java e edukimit të hapur” është themeluar dhe koordinuar nga “Open Education Global” (më parë Konsorciumi për arsim të hapur), një shoqatë e universiteteve, kolegjeve, shkollave dhe organizatave nga e gjithë bota, të cilat janë të përkushtuara ndaj idealeve të arsimit të hapur. Gjatë kësaj jave, prezantohet puna përmes dhjetëra kategorish, duke përfshirë ngjarje të drejtpërdrejta (live), takime ballë për ballë, ueb-faqe, projekte dhe burime. Pjesëmarrja, natyrisht, është falas dhe e hapur. Më shumë informacion mbi “Javën e arsimit të hapur 2020” ka në ueb-faqen zyrtare.

Në kuadër të “Javës së arsimit të hapur 2020”, Fondacioni Metamorfozis, përmes aktiviteteve të projektit të “Resurse të hapura arsimore”, i cili zbatohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, do të mbajë dhjetëra prezantime dhe punëtori për mësimdhënësit e arsimit fillor. Përmes këtyre vizitave, qindra mësimdhënësve nga i gjithë vendi do të mundësohet të mësojnë se si të përdorin dhe të krijojnë Resurse të hapura arsimore. Fondacioni Metamorfozis është i hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara që angazhohen për arsim cilësor për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga gjuha në të cilën zhvillohet mësimi, vendbanimi ose disponueshmëria e teksteve shkollore për shkollën e tyre.

Ndaje: