bully-albFilmi është përgatitur si pjesë e projektit për ngritjen e vetëdijes për privatësinë në internet, ndërsa versionet në gjuhë të ndryshme janë realizuar si pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët. Filmi është në dispozicion në 6 gjuhë: maqedonisht, shqip, turqisht, në gjuhën rome, frengjisht dhe аnglisht. Qëllimi është që të përfshihet pjesë sa më e madhe epopullatës së Maqedonisë, versioni në gjuhën franceze para së gjithash është i paraparë për t’u paraqitur në rajonin e Normanisë së Ulët, ndërsa qëllimi i versionit në gjuhën angleze është që të arrihet deri te publiku i përgjithshëm në internet.

Ky film është rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar të fondacionit Metamorfozis në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke i përfshirë edhe ato të fëmijëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e interneti. Filmi është i përshtatshëm për t’u treguar nëpër shkolla, si dhe për emitim televiziv.

Sajberdhuna nuk është problemi i vetëm që mund të ketë pasoja të këqija për të rinjtë që i përdorin teknologjitë. Por, ai paraqet një formë bashkëkohore të dhunës, e cila mund të duket si e parrezikshme për dhunuesit, por mund të ketë pasoja serioze për ata që janë viktimë e tij. Prandaj, çdo i ri duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat që mund t’i bartë si dhunues, si dhe për efektet e tmerrshme që mund t’i shkaktojnë veprimet e tij mbi viktimën.

Në kuadër të projekteve të mëparshme që merren me këtë problematikë, është përgatitur edhe një broshurë e ilustruar për temën e njëjtë, me titull: “Sajberdhuna… edhe kjo është dhunë!

Краток анимиран филм за сајбернасилство

Ndaje: