Sot në ambientet e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri Damjan Mançevski i priti përfaqësuesit e Qendrës për Edukim dhe Mësim Inovativ – STEMLAB nga Tetova, së bashku me fëmijët që ishin pjesë e ngjarjes “AMyZone” në kuadër të projektit “Meet and Code 2019”.

Përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis informoi se ngjarja “AMyZone” e StemLab-it u zgjodh ndër 12 projektet më të mira nga mbi 1.200 ngjarje të organizuara në 25 vende evropiane, gjatë “Javës Evropiane të Programimit”, që u mbajt nga 5 deri më 20 tetor të vitit 2019.

Ministri Mançevski i përshëndeti finalistët, duke u uruar atyre rrugë të mbarë për në Budapest dhe prezantim të suksesshëm të projektit. Ministri i potencoi përfitimet nga digjitalizimi dhe zhvillimi i shoqërisë informatike, duke theksuar se zhvillimi i aftësive digjitale të inkurajohet që në moshë të re.

Përfaqësuesit e StemLab-it dhe fëmijët që morën pjesë në ngjarjen “AMyZone” e informuar ministrin se ata kishin programuar një dron për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve në rast të zjarreve në vende të paarritshme. Kjo ngjarje u zgjodh si finaliste në kategorinë “Programo për planetin”, së bashku me dy ngjarje të tjera, njëra nga Gjermania dhe njëra nga Polonia, me të cilët do të garojë për vendin e parë. Fituesi do të shpallet në ngjarjen përmbyllëse të projektit, që do të mbahet në mars të vitit 2020, në Budapest të Hungarisë, me ç’rast fituesi do të marrë një shpërblim prej 2,000 eurosh.

Projekti “Meet and Code 2019” u implementua nga Fondacioni Metamorphosis në partneritet me “Haus des Stiftens gGmbH” nga Gjermania dhe Techsoup Europe, e me mbështetje financiare nga kompania softuerike gjermane SAP.

Ndaje: