Burimi: Profili në Facebook i Milla Carovskës, Ministre e Arsimit dhe Shkencës (Maqedonia e Veriut)

Fondacioni Metamorfozis dhe Open Data Kosovo me përfaqësuesit e tyre morën pjesë në Mëngjesin e djeshëm me Ministrat, si pjesë e Samitit të katërt digjital të Ballkanit Perëndimor, këtë vit i organizuar në Podgoricë nga 11 deri më 13 tetor, nga Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Mëngjesi me Ministrat ishte një ngjarje interaktive, nikoqire e të cilit ishte znj. Tamara Sërzentiq, Ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave në Malin e Zi dhe z. Jeton Shaqiri, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja krijoi një hapësirë për diskutim të frytshëm me bashkëbisedues të shquar, ku ata patën mundësinë t’i ndajnë pikëpamjet dhe përvojën e tyre për temat e propozuara. E gjithë ngjarja u moderua nga znj. Marina Banoviq, Sekretare Shtetërore e Ministrisë së Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave në Malin e Zi.

Burimi: Profili në Facebook i Milla Carovskës, Ministre e Arsimit dhe Shkencës (Maqedonia e Veriut)

Përfaqësues të institucioneve që morën pjesë në ngjarje ishin Ivana Shariq, Shefe për e-qeveri në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave (Bosnja dhe Hercegovina), Tamara Sërzentiq, Ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Mediave (Mali i Zi), Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë (Kosovë), Jeton Shaqiri, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (Maqedonia e Veriut) dhe Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës (Maqedonia e Veriut).

Përfaqësues të sektorit të biznesit ishin Tarik Zaimoviq, drejtor ekzekutiv i “ICT Cortex” (Mali i Zi), Violeta Jovanoviq, drejtor ekzekutiv i “NALED” (Serbi), Linda Shomo, Anëtare e Bordit drejtues të “AITA” (Shqipëri), Bojan Vujiq, Kryetar i Këshillit drejtues të “Infinity International Group, Prointer ITSS” (Bosnja dhe Hercegovina), Aneta Antova Pesheva, Kryetare e Këshillit drejtues, Dhoma Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (Maqedonia e Veriut) dhe Marjan Stojanoviq, udhëheqës i Shoqatës së TIK-ut në Dhomën Ekonomike dhe Industriale të Serbisë (Serbi).

Përfaqësues të sektorit të shoqërisë civile ishin Ardian Hakaj, Drejtor i Kërkimeve dhe Koordinator i “Tirana Connectivity Forum” në kuadër të Institutit CDI (Shqipëri), Blerta Thaçi, Drejtoreshë Ekzekutive e Open Data Kosovo (Kosovë), Mila Josifovska Danillovska, Menaxhere e Programit për Llogaridhënie Sociale dhe Të Drejtat e Njeritu Online në Fondacionin Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Predrag Leçiq, bashkëthemelues i “Digitalizuj.me” (Mali i Zi) dhe Vjollca Çavolli, Drejtore Ekzekutive e “ICT Association” (Kosovë).

Burimi: Profili në Facebook i Digital Summit – Western Balkan 6

Në bazë të përvojës nga Dialogu rajonal i nivelit të lartë për transformimin digjital, Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor 2021 u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Aksional të Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në Sofje në nëntor të vitit 2020. Më shumë informacion për të gjithë samitin mund të gjendet këtu.

Ndaje: