Nga 27 deri më 31 janar 2020, përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis së bashku me organizatat/partnerët e Techsoup Europe: Fundacja TechSoup (FTS) – Poloni (Drejtues i projektit), Fondacioni NIOK – Hungari, Workshop for Civic Initiatives Foundation WCIF – Bullgari dhe Fundraising Verband Austria – Austri, ishin pjesë e trajnimit të parë të programit për mobilitet Erasmus+ në kuadër të projektit “Aftësitë digjitalle dhe trajnuese për sektorin social” (DTS4SS). Nikoqir i trajnimit ishte Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, STGM nga Ankaraja, Turqi.
Trajnimi për mobilitet Erasmus+ është një projekt i përbashkët i disa partnerëve të rrjetit dhe synon të zhvillojë kapacitetet dhe kompetencat e stafit të rrjetit të TSE, të rrisë burimet ekzistuese për trajnim, të ndërtojë një kornizë për programin e brendshëm arsimor për TSE dhe të promovojë bashkëpunimin brenda partnerëve të rrjetit. Trajnimi i parë për ndërtimin e komunikimit efektiv u zhvillua në janar 2020 në Ankara.
Ndërtimi i strategjive efektive të komunikimit
Këtë herë trajnimi u përqëndrua në ndërtimin e strategjive efektive të komunikimit dhe në ndërtimin e aftësive praktikeme qëllim që të krijohen përmbajtje tërheqëse për grupet e synuara specifike. Punëtoria u bazua në praktikat e Academy of Good Communication të cilat u provuan dhe u testuan midis partnerëve dhe u ndanë midis partnerëve që janë pjesë e programit arsimor të TechSoup Europe.
Qëllimet kryesore të trajnimit ishin:
• Pjesëmarrësit të mësojnë se si ta planifikojnë komunikimin në mënyrë që të zhvillojnë një pozicion dhe markë të fortë të organizatës.
• Të merret një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një plani komunikimi për organizatën.
• Njohja me mjetet, programet dhe aplikimet e dobishme për krijimin e materialeve grafike tërheqëse, si dhe përmirësimi i efikasitetit të organizatës në fushën e mediave sociale.
Rrjetëzimi dhe ndarja e praktikave më të mira
Pjesëmarrësit në trajnim jo vetëm që fituan aftësi dhe njohuri të reja për të kuptuar rëndësinë e marketingut dixhital në aspekte të ndryshme të funksionimit të OShC-ve, po ata gjithashtu punuan edhe në aspektin e nevojave të auditorit të tyre dhe provuan mjete për krijimin e përmbajtjeve tërheqëse.
Projekti për mobilitet zbatohet nga organizata jofitimprurëse Információs és Oktató Központ (NIOK), Workshop for Civic Initiatives Foundation WCIF, Solidatech, FVA dhe Metamorfozis, dhe bashkëfinancohet nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Fondacioni TechSoup ka zbatuar një projekt për aftësitë digjitale dhe trajnuese për sektorin social, të bashkëfinancuar nga fondet evropiane.
Ndaje: