Fondacioni Metamorfozis ishte pjesë e konferencës së pestë vjetore “Java e Privatësisë”, e organizuar nga Partnerët për Ndryshim Demokratik Serbi (Partnerët Serbi), e cila u zhvillua nën sloganin “Privatësi për të gjithë” nga 29 deri më 31 janar 2025 në Beograd.
Në fokusin e konferencës së sivjetme ishin privatësia dhe mbrojtja e të dhënave, me një fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të më grupeve të më cenueshme, aktivistëve dhe gazetarëve.
Më 30 janar 2025, u mbajt ngjarja qendrore e “Javës së privatësisë”, me të cilën u shënua edhe Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Gjatë konferencës qendrore, u diskutua për sinergjinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe luftën kundër diskriminimit, mbrojtjen e të drejtave digjitale të qytetarëve jashtë hapësirës rregullatore të Bashkimit Evropian, etj. Efekti i Brukselit, pastaj mbrojtja e të dhënave mjekësore gjatë zhvillimit të modeleve të inteligjencës artificiale dhe një sërë temash të tjera.
Drejtoresha e Programeve në Metamorfozis, Dançe Danillovska-Bajdevska, moderoi panelin “Efekti i Brukselit – Një Vështrim nga Periferia”, i cili iu kushtua ndikimit të rregulloreve evropiane, siç janë Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), Ligji për Shërbimet Digjitale (LShD) dhe Ligji për Tregjet Digjitale (LTD), mbi tregun digjital dhe të drejtat e njeriut në vendet jashtë hapësirës rregullatore të BE-së. Panelistët në këtë sesion e analizuan efektin e këtyre rregulloreve, me një fokus të veçantë në mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave që janë në dispozicion të qytetarëve dhe sfidat në zbatimin e tyre jashtë BE-së. Gjatë diskutimit, u prezantuan iniciativa të suksesshme për mbrojtjen e të drejtave digjitale të qytetarëve jashtë BE-së, si dhe mundësitë dhe avantazhet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital.
Ndaje:


