Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave (QHKP) dhe Rrjeti i instituteve për analizë të politikave (PASOS) Ju ftojnë në Forumin e parë nacional për Partneritet të hapur qeveritar (PHQ) që do të mbahet të mërkurën më 26 nëntor 2014 në hotelin Arka në Shkup (Adresa: Rruga e Bitpazarit nr. 90/2) me fillim në orën 10:00.

Forumi do të jetë i ndarë në tre sesione, secila prej tyre do të fokusohet në një aspekt të rëndësishëm të PHQ-së:
(1) Iniciativat lokale që lidhen me PHQ-në – perspektivat krahasuese;
(2) Të dhënat e hapura: mundësi për organizatat qytetare dhe sektorin e biznesit (në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis);
(3) Komunikimi institucional dhe bashkëpunimi me organizatat qytetare – vlerë e shtuar.

Ngjarja ka për qëllim t’i mbledhë në një vend të gjithë faktorët, puna e të cilëve në çfarëdo mënyre është e lidhur me qëllimet e PHQ-së dhe ta përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet tyre. Njëkohësisht, dëshirojmë ta ngrejmë vetëdijen për këtë iniciativë globale në mesin e publikut të gjerë.

Forumi do të mbahet në kuadër të projektit “Përfaqësimi për qeveri të hapur”, të financuar nga Bashkimi Evropian, e me përkrahje të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në RM.

Ndaje: