Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale “Blink 42-21”, më 24 shtator 2025 organizojnë forumin tematik “Komuna e Hapur – Komuniteti i Hapur” me fillim në orën 10:30 në ambientet e Qendrës së Burimeve Qytetare (Shkup). Аgjenda e forumit është në dispozicion këtu.
Luftimi i korrupsionit është me rëndësi thelbësore për besimin në vetëqeverisjen lokale, demokracinë dhe qeverisjen e mirë në nivel lokal. Qytetarët e shohin atë si një nga problemet më urgjente, ndërsa teknologjitë digjitale mund të kontribuojnë ndjeshëm në reduktimin e tij përmes rritjes së transparencës, hapjes dhe bashkëpunimit aktiv me komunitetin.
Përmes forumit, qëllimi ynë është të inkurajojmë veprim kundër korrupsionit, duke i bashkuar përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, ekspertët, qytetarët dhe mediat në një luftë të përbashkët të bazuar në përfshirje dhe bashkëpunim.
Në ngjarjen do të prezantohen gjetjet më të fundit nga Indeksi i Hapjes së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2025, në mënyrë që qytetarët të fitojnë një pasqyrë nëse dhe në çfarë mase komuna e tyre është e hapur dhe llogaridhënëse, dhe në bazë të kësaj të kërkojnë përfshirje të tyre më të madhe në vendimmarrjen në nivel lokal. Në të njëjtën kohë, do të prezantohen edhe sukseset e mbështetjes mentoruese që iu ofrua nëntë komunave në kuadër të projektit, me theks në rritjen e hapjes dhe transparencës së tyre. Për më tepër, në ngjarje do të shpalosen përfitimet e platformës digjitale mZaednica (mKomuniteti) si një mjet për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve me funksionalitet të ri për konsultime online.
Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase me praninë e 40 pjesëmarrësve në Qendrën e Burimeve Qytetare (Shkup).
Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në ngjarje duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 18 shtator 2025: LINKU
Vërejtje për privatësi: Fotografitë e bëra gjatë ngajrjes do të promovohen në ueb-faqet dhe rrjetet sociale të partnerëve të projektit, dhe do t’i ofrohen donatorit për qëllime raportimit për projektin.
Forumi tematik është bërë i mundur me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes Civica Mobilitas në kuadër të projektit “Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Komuniteti i Përfshirë për Rezistencë ndaj Korrupsionit (DIGILOC)” të zbatuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendrën për Inovacione Sociale “Blink 42-21”.
Mohim i përgjegjësisë: Civica Mobilitas është projekt i Qeverisë së Zvicrës, që zbatohet nga MCIC, NIRAS dhe FCG. Opinionet e shprehura këtu nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, të Civica Mobilitas ose të organizatave që e zbatojnë atë.
Ndaje:
