Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale “Blink 42-21”, më 16 tetor 2024 organizojnë forumin tematik “Komuniteti i përfshirë për rezistencë ndaj korrupsionit” me fillim në orën 10:30 në ambientet e Qendrës së Burimeve Qytetare (Shkup). Аgjenda e forumit është në dispozicion këtu.
Luftimi i korrupsionit është me rëndësi thelbësore për forcimin e besimit në vetëqeverisjen lokale, mbrojtjen e demokracisë dhe qeverisjen e mirë në nivel lokal. Korrupsioni njihet si problemi më i madh nga qytetarët, ndërsa teknologjitë digjitale ofrojnë potencial të madh për reduktimin e tij duke rritur transparencën. Kjo kërkon një hapje më të madhe të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunim aktiv me komunitetin.
Përmes forumit, qëllimi ynë është të inkurajojmë veprim kundër korrupsionit, duke i bashkuar përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, ekspertët, qytetarët dhe mediat në një luftë të përbashkët të bazuar në përfshirje dhe bashkëpunim.
Në ngjarje do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Hapjes së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2024 dhe do të diskutohen praktikat e mira dhe sfidat për një vetëqeverisje lokale më transparente me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve dhe zhdukjes së korrupsionit. Përveç kësaj, do të diskutohen përfitimet e teknologjive digjitale në rritjen e transparencës së vetëqeverisjes lokale dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal, përmes mjetit digjital mZaednica (mKomuniteti).
Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase me praninë e 40 pjesëmarrësve në Qendrën e Burimeve Qytetare (Shkup) dhe me transmetim të drejtpërdrejtë nëpërmjet faqes në Facebook të Fondacionit Metamorfozis.
Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në ngjarje duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm më së voni deri më 10 tetor 2024: https://forms.gle/BFg9zi2ZGLhXByE86 Për shkak të hapësirës së kufizuar, vendet për prani fizike janë të kufizuara.
Për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë Shkupit, do të mbulohen shpenzimet e udhëtimit në shumën e një bilete autobusi vajtje-ardhje me dorëzimin e detyrueshëm të dokumentacionit origjinal të udhëtimit, përkatësisht një biletë autobusi ose treni me llogari fiskale ose llogari fiskale për karburant dhe pagesa rrugore (nëse ka pagesa rrugore në atë drejtim rrugor). Dokumentacioni i bashkëngjitur i udhëtimit duhet të jetë i datës së vetë ngjarjes ose maksimumi një ditë më parë. Dokumentet e udhëtimit të datuara disa ditë para/pas ngjarjes nuk do të njihen.
Vërejtje për privatësi: Ngjarja do të incizohet dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut të Fondacionit Metamorfozis, ndërsa incizimi do të publikohet në ueb-faqet dhe rrjetet sociale të partnerëve të projektit. Fotografitë e bëra gjatë ngajrjes do të promovohen në ueb-faqet dhe rrjetet sociale të partnerëve të projektit, dhe do t’i ofrohen donatorit për qëllime raportimit për projektin.
Forumi tematik është bërë i mundur me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes Civica Mobilitas në kuadër të projektit “Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Komuniteti i Përfshirë për Rezistencë ndaj Korrupsionit (DIGILOC)” të zbatuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendrën për Inovacione Sociale “Blink 42-21”.
Mohim i përgjegjësisë: Civica Mobilitas është projekt i Qeverisë së Zvicrës, që zbatohet nga MCIC, NIRAS dhe FCG. Opinionet e shprehura këtu nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, të Civica Mobilitas ose të organizatave që e zbatojnë atë.
Ndaje:
