Me rastin e 10 dhjetorit, ditës së të drejtave të njeriut, programi ligjor i Fondacioni për shoqëri të hapur – Maqedoni (FSHHM), në bashkëpunim me Fondacionin për internet dhe shoqëri, të mërkurën, më 11 dhjetor të vitit 2013, në klubin GEM, me fillim në orën 10:30, do të mbajë konferencë për shtyp për gazetarët, ku do të promovohet e-platforma pa pagesë për dërgimin e kërkesave për qasje deri te informatat me karakter publik.

Në konferencën për shtyp do t’ju informojmë për mundësitë e shërbimit “Qasja e lirë” (www.slobodenpristap.mk) nëpërmjet të të cilit qytetarët do të kenë qasje të shpejtë dhe të lehtë deri te informatat me karakter publik. Me këtë rast, kërkesat për qasje, së bashku me përgjigjet e institucioneve arkivohen publikisht dhe do të jenë në dispozicion onlajn, në ueb-faqen e shërbimit. Në këtë mënyrë, shërbimi “Qasja e lirë” bëhet një vegël e dobishme për qytetarët, por edhe mundësi për promovimin e të drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Në konferencën për shtyp do të prezantohen mundësitë që i ofron ky shërbim dhe mënyrën në të cilën qytetarët, duke i përfshirë edhe gazetarët, do të mund ta përdorin atë në procedurën për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Burimi: spinfo.org.mk „Покана за прес-конференција: Промоција на бесплатна е-платформа за слободен пристап до информации од јавен карактер“

Ndaje: