Më 22 shkurt të vitit 2017 (e mërkurë), në hotelin “Holiday Inn” në Shkup do të mbahet konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit ACTION SEE Vishegrad – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, në temën “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.
Si mysafirë do të marrin pjesë E.S. Dr. Kristine D. Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni, E.T. z. Jacek Multanovski, ambasador i Polonisë në Maqedoni, përfaqësues të partnerëve në projektin e grupit të Vishegradit: Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, si dhe përfaqësues të organizatave partnere qytetare nga vendet e Ballkanit: Маqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Në kuadër të konferencës do të promovohet udhërrëfyesi (roadmap) për implementimin e parimeve të qeverisjes së mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.
Në konferencë do të mbahen dy diskutime në panel në temat: “Praktikat e mira nga rajoni i Grupit të Vishegradit dhe nga Ballkani” dhe “Të dhënat dhe hulumtimet që janë në dispozicion për qeverisje të mirë”.
Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqiten duke e plotësuar formularin në këtë link: https://goo.gl/forms/MNJAG7P1EPJNxVPO2, më së voni deri të hënën, më 20.02.2017.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët dhe organizatat qytetare nuk i shfrytëzojnë sa duhet veglat e TIK-ut për qeverisje të mirë që janë zhvilluar nga ana e organizatave të tjera dhe nga shteti, e kjo është rezultat i mungesës së vetëdijes dhe shkathtësive.
Po ashtu, ata kanë qenë të dekurajuar që t’i shfrytëzojnë ato për shkak të perceptimit se kontributi i tyre nuk do të bëjë ndonjë ndryshim real. Përveç kësaj, institucionet publike nuk e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e TIK-ut që të bëhen më të përgjegjshme dhe t’i kyçin qytetarët.
Projekti АCTION VISEGRAD SEE, i mbështetur nga Fondi i Vishegradit, ka për qëllim të kontribuojë për tejkalimin e këtyre pengesave duke i bashkuar organizatat qytetare dhe institucionet e rajonit, si dhe duke i potencuar praktikat e mira nga vendet e grupit V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i projektit ACTION VISEGRAD SEE është promovimi i një shoqërie dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive do t’i mobilizojë qytetarët për përfshirje aktive në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, dhe e cila do të ndikojë në politikat dhe proceset e marrjes së vendimeve, si në nivel nacional ashtu edhe në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Agjenda e plotë e ngjarjes është në vazhdim.
А GJ E N D A
Konferenca përmbyllëse – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore
22.02.2017 – Holiday In, Milenium 2, Shkup, Maqedoni
09:30-10:00 Regjistrim dhe kafe
10:00 – 10:30 Sesioni: Hapja
- E.T. z. Јacek Multanovski – Аmbasador i Polonisë në Maqedoni
- E.T. Dr. Kristine D. Althauzer – Аmbasadore e Gjermanisë në Maqedoni
- Bardhyl Jashari – drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”
10:30 – 11:10 Prezantim i udhërrëfyesit për implementimin e parimeve për qeverisje të mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – Rruga drejt qeverisjes së mirë
- Diskutim
11:10 – 12:40 Paneli 1: Praktikat e mira nga rajoni i grupit të Vishegradit dhe nga Ballkani
- Kristof Madejski – Fondacioni “Epanstvo” – Poloni
- Danijela Bozhoviq – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie – CRTA – Serbi
- Аida Ajanoviq – “Zashto ne?” – Bosnje dhe Hercegovinë
- Ildiko Kovaç – Аtlatzo – Hungari
12:40-13:00 Pauzë për kafe
13:00 – 14:00 Paneli 2: Të dhënat dhe hulumtimet që janë në dispozicion për qeverisje të mirë
- Таmara Resavska, Fondacioni “Metamorfozis” – Maqedoni – Aktivitetet në kuadër të Rrjetit rajonal ACTION SEE: Indeksi i nivelit të hapjes së institucioneve
- Milena Gvozdenoviq, Qendra për tranzicion demokratik – Mali i Zi – Vënia në dispozicion e të dhënave dhe përmirësimi i performancës së institucioneve
- Еlena Ristovska, Qendra për komunikime qytetare – Maqedoni – Rëndësia e të qenit i hapur i sistemit për furnizime publike për qeverisjen e mirë
- Tatjan Zhilkova, Fondacioni “Pontis” – Sllovaki” – Bashkëpunimi ndërmjet sektorit qytetar, institucioneve dhe sektorit privat
- Dimitar Tanurov. Agjencia e lajmeve “Meta” – Niveli i hapjes së institucioneve: përvojat gazetareske
14:00-14:10 Përfundime dhe mbyllja
14:10-15:10 Drekë
Ndaje: