Fondacioni Metamorfozis publikon ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve në trajnimin treditor për foto-aktivizëm. Pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësi të fitojnë shkathtësi teknike për fotografim, si dhe të mësojnë mënyra për përpunimin e avancuar të fotografive. Trajnimi është i hapur për gazetarët aktivistë, qytetarët dhe bloguesit.

camera

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 10, ndërsa zgjedhja do të bëhet sipas parimit „vjen i pari – shërbehet i pari”. Në qoftë se ka interesim të madh, Metamorfozis do të organizojë edhe një trajnim në ndonjë termin tjetër.

Agjendën digjitale të trajnimit mund ta shkarkoni këtu.

Trajnimi do të mbahet në klubin GEM më 12, 13 dhe 16 dhjetor 2013, dhe atë do ta udhëheqin njohës me përvojë të kësaj fushe. Pjesëmarrja është pa pagesë dhe çdo pjesëmarrës do të mund t’i zbatojë njohuritë teorike që do t’i marrë gjatë trajnimit, duke i realizuar ushtrimet dhe shembujt e dhënë.

Për informata dhe pyetje plotësuese kontaktoni Dona Xhambaskën, në e-mailin: dona@metamorphosis.org.mk ose në telefonat: 02 3109 325 dhe 070 956 534

Afati për paraqitje është 10.12.2013, duke e plotësuar këtë formular (në maqedonisht).

Ndaje: