Më 19 qershor në Hotelin Arka në Shkup, u mbajt konferenca përmbyllëse e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase“, e cila shënoi fundin e projektit.
Projektin e realizon fondacioni Metamorfozis, në parnteritet me Qendrën maqedonase për arsim evropian (QMAE), dhe me ndihmën financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare”.
Në këtë konferencë morrën pjesë përfaqësues të organizatave qytetare, institucioneve dhe mediave. Gjatë fjalimit përshëndetës drejtori ekzekuiv i fondacionit “Metamorfozis” Bardhyl Jashari mes tjerash tha: ” Projekti qartë tregon se është e rëndësishme të krijohen vegla të cilat do të jenë lehtë të kapshme, të thjeshta për përdorim dhe do t’ju mundësojnë në mënyrë efikase OJQ-ve, por edhe qytetarëve në përgjithësi, “online” ose “offline” të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Por, gjithashtu projekti tregoi se për pjesëmarrje aktive efikase më e rëndësishme është që të ketë vullnet të vërtetë politik dhe përkushtim nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore që t’i përfshijnë qytetarët në këto procese”.
“Roli kryesor i organizatës tonë, bashkë-aplikuesi i këtij aksioni, kishte të bëjë me përpunimin e materialeve për përforcimin e kapaciteteve të organizatave civile dhe realizimin e trajnimeve. Nga njëra anë, kemi zhvilluare modulet për trajnimet e realizuara “Instrument për ndihmë para-aderuese –IPA II” dhe “Metodologjia e përbashkët e vlerësimit pjesëmarrës, bashkëpunim për përfaqësim dhe ndërtim të koalicioneve”, por kemi prodhuar edhe përmbajtje për e-mësim (mësim elektronik). Përmes projektit NEAP është zhvilluar platforma për e- mësim që krijon resurse për të ndihmuar pjesëmarrjen civile në lidhje me IPA II. Përmbajtjet që i krijoi QMAE kanë të bëjnë me termet elementare rreth IPA II, mënyra e funksionimit, strategjia “Evropa 2020”, programet e bashkimit, por edhe të disa resurseve tjera për euro- integrimet nga perspektiva e pjesëmarrjes civile “ – deklaroi Aleksandar Kolekeski nga “Qendra Maqedonase për Arsim Evropian” në fjalimin e tij përshëndetës.
Gjatë konferencës të pranishmit patën mundësi gjatë seancës “Prezantimi i projekteve të realizuara në kuadër të aksionit” të dëgjojnë më tepër për 6-të projektet fituese të vogla në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje efikase aktive”:
Оrganizata | Emri i projektit | Lokacioni |
---|---|---|
Shoqëria ekologjike”Villa Zora” | Shërbimi i gjelbër për qytetarët | Veles |
Fondacioni për zhvillimin e komunitetit lokal | Edhe parkingu është standard jetësor | Shtip |
SHMAMJ “Еko Logik” | Promovimi dhe inicimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rrjetëzimit ndërmjet sektorit qytetar dhe autoriteteve lokale | Shkup |
Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit | Së bashku për zvogëlimin e papunësisë te të rinjtë | Dibër |
Shoqata Federalistët e rinjë evropianë | Këshilltarët diskutojnë, qytetarët lexojnë | Kumanovë |
Shoqata “NOVUS” | Komuna e Strumicës – Komunë llogaridhënëse, pjesëmarrëse dhe transparente sipas dëshirës së qytetarëve | Strumicë |
Në këtë ngjarje përbyllëse u promovua ueb-platforma www.akcija.mk, e cila është krijuar dhe përdoret për publikimin e informatave relevante për projektin, kjo platformë gjithashtu përdoret për e-mësim sepse në të njëjtën janë vendosur resurse relevante për mësim, kurrikula dhe ligjerata, bibliotekë onlajn e e-publikimeve të cilat janë në dispozicion në formë të thjeshtë dhe të lehtë për përdorim.
Në pjesën e dytë të ngjarjes Filip Stojanovski, drejtor i programeve në Fondacionin “Metamorfozis”, prezantoi rezultatet e hulumtimit për nivelin aktual të përdorimit të ueb faqeve qeveritare në nivel komunal dhe shtetëror (ueb faqet .gov.mk) në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe ka siguruar rekomandime se si të tejkalohen pengesat që parandalojnë realizimin e potencialit të plotë të teknologjive të reja në këto lëmi. Ndërsa për IPA 2 Iniciativën për programim (mekanizmi IPA) prezantoi Aleksandar Kolekeski nga QMAE.
Në seancën e fundit të kësaj ngjarje u zhvilluan disa diskutime në mes të përfaqësuesve të organizatave qytetare në këtë temë dhe u sollën ca përfundime të cilat përcollën mesazhe kyçe për të inkurajuar të gjitha organizatat qytetare që me pjesëmarrje në mënyrë aktive të kontribuojnë në qeverisjen e mirë.
Më shumë fotografi nga ngjarja janë në dispozicion në këtë link.
Ndaje: