Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, ka kënaqësinë të mbështesë ngjarjen e drejtpërdrejtë “Java Beer Skopje” me temën “Fuqizimi i ekipeve për t’u marrë me problemet e zakonshme në sistemet e vjetra kompjuterike (sistem i vjetër është softuer dhe/ose harduer i vjetëruar kompjuterik që është ende në përdorim). Ngjarja organizohet nga “Scalefocus” dhe është paraparë të mbahet më datë 13.09.2022 (e martë) në orën 19:00, në Dhomën publike.

“Nuk ka libra apo udhëzime se si të trajtohen bazat e kodit të vjetëruar dhe çdo inxhinier softuerik në një moment të karrierës do të duhet të përballet me sfida të mëdha kur do të trashëgojë një bazë të tillë kodi. Ndarja me të tjerët është përkujdesje dhe ne duam të ndërtojmë një komunitet të fortë për Java. Bashkohuni me profesionistët më të mirë të “Scalefocus”, merrni njohuri direkt nga burimi, bëni pyetje dhe bëhuni pjesë e komunitetit të teknologjisë që i përcakton drejtimet dhe krijon zgjidhje. Të gjitha përgjigjet do të jepen në një atmosferë miqësore me birra të ftohta dhe meze të shijshme”. – thonë organizatorët.

Në këtë prezantim, Vladimir Conev – Inxhinieri kryesor softuerik në “Scalefocus”, do të japë udhëzime të dobishme për t’u marrë me bazën e kodit të vjetëruar që sapo e keni trashëguar. Ai do të ndajë disa këshilla dhe truke se si mund ta përmirësoni bazën e kodit pa pasur frikë se mund t’i prishni veçori që tashmë janë ofruar.

Rreth folësit:

Vladimir Conev është inxhinier kryesor softuerikh në “Scalefocus”, i përkushtuar në arritjen e një përsosmërie teknike në ekipin tonë të Java-s. Ai ka kaluar gati 10 vjet në inxhinieri softuerike, duke ndërtuar sisteme në fusha të ndryshme si sigurime, industrinë e mikpritjes dhe kujdesi shëndetësor. Pavarësisht se përpiqet shumë të jetë agnostik për sa i përket gjuhës kompjuterike/teknologjisë, ai ende e konsideron Java-n si thikën e tij të ushtrisë zvicerane.

Më shumë informacion rreth ngjarjes – Biletat për “Java Beer Skopje”, e martë, 13 shtator 2022 në orën 19:00 | Eventbrite

Ndaje: