Мени

Hapet gara “Liria e të shprehurit në mini-video” 2016

SHKARKONI FORMULARIN PËR T’U PARAQITUR NË GARË


Inçizoni mini-video me telefonin tuaj celular dhe bëhuni pjesë e Festavalit francez të filmit!

Bëhuni kreativë, shprehuni lirshëm nëpërmjet videos dhe fitoni qëndrim në Francë!

 

Vitin e dytë me radhë, Instituti francez në Shkup dhe OJQ-ja Metamorfozis e organizojnë garën “liria e të shprehurit në mini-video”.

Konkursi u dedikohet të rinjve të moshës prej 18 deri në 28 vjet. Çdo pjesëmarrës duhet të inçizojë video, me celular, në temën liria e të shprehurit, ashtu siç e kupton ai temën dhe me respekt ndaj tjetrit. (lexojeni Rregulloren – në gjuhën franceze).

Videot më të mira (prej 30 sekonda deri në 3 minuta) do të shfaqen dhe do të shpërblehen në kuadër të Festivalit të filmit francez në Maqedoni, që do të mbahet prej 15 deri më 18 qershor 2016.

Fituesi i shpërblimit të parë do të jetë mysafir në festivalin Off-Courts në Truvil të Normandisë. Ai, poashtu do të fitojë edhe orë përgatitore nga gjuha franceze para se të shkojë në Francë.

Formularin për pjesëmarrje në garë, me videon në formatin AVI ose MP4, duhet t’i dërgoni në këtë adresë: culture@ifs.mk në periudhën prej 30 majit deri më 6 qershor 2016.

Filmat do të shfaqen para publikut me prezencë të jurisë në kuadër të projektimit të hapur të të gjitha videove më 17 qershor 2016, në orën 11:00, në Insitutin francez në Shkup.

Publiku do të mund të votojë duke u bazuar në këto kritere: origjinaliteti, kualiteti dhe autenticiteti i qasjes tematike të autorit ndaj temës së garës.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet më 17 qershor 2016, në orën 18:30, në kinemanë “Kultura” (rr. Luj Paster, p.n.).

Zgjedhja e tre videove më të mira do të bëhet nga ana e komisionit të pavarur të jurisë.

*  *  *

Qasja qytetare dhe tematike
Liria e të shprehurit është parim absolut në Francë dhe në Evropë, që është përfshirë në disa tekste.
“Liria e të shprehurit të ideve dhe të mendimit është njëra nga të drejtat themelore të njeriut: çdo qytetar mund të flasë, të shkruajë dhe të shtypë lirisht, përveç ta keqpërdorë këtë liri në rastet e përcaktuara me ligj” thuhet në nenin 11 të Deklaratës për të drejtat e njeriut të vitit 1789.
Megjithatë, liria e të shprehurit nuk është totale, e as e pakufizuar, dhe ajo është e rregullluar me ligj.
Kufizimet kryesore të lirisë së të shprehurit në Francë ndahen në dy kategori: për shpifje dhe ofendim, nga njëra anë, dhe për nxitjen e urrejtjes, të cilat konsiderohen si krim kundër njerëzimit, anti-semite, raciste ose homofobe.

Pikërisht hapja e kësaj video-gare në temën e lirisë së të shprehurit është edhe gjest i demokracisë.
Kjo temë, është njëra nga tematikat kryesore franceze dhe një nga sfidat e gjuhës franceze.

*  *  *

Dëshironi ta dini se si ka kaluar edicioni i parë i këtij konkursi?
KLIKONI KËTU!