Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar, Metamorfozis ishte pjesë e ngjarjes “Hapja dhe monitorimi i parlamenteve në Ballkanin Perëndimor” që u zhvillua më 13 nëntor 2024 në Tiranë, Shqipëri.

Photo credits: Instituti Demokratik Kombëtar

Ngjarja kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile që punojnë në çështjet që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe demokratizimin e parlamenteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Temat kryesore që u trajtuan në këtë ngjarje ishin ndërtimi i koalicioneve për avokim më efektiv, monitorimi i kodeve etike të parlamenteve dhe mbikëqyrja pas-legjislative, të cilat u pasuan nga diskutime mbi standardet ndërkombëtare dhe metrikat që mund të ndihmojnë në forcimin e organeve legjislative.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin përvojat dhe sfidat e tyre në lidhje me monitorimin e punës parlamentare.

Photo credits: Instituti Demokratik Kombëtar

Ju kujtojmë se Fondacioni Metamorfozis, si pjesë e rrjetit rajonal ACTION SEE, rrjet për përgjegjësi, teknologji dhe hapje institucionale në Evropën Juglindore, e monitoron hapjen e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë përmes Indeksit të Hapjes. Gjetjet nga monitorimi i fundit mund t’i lexoni në Vlerësimin e Qeverisjes së Mirë të Pushtetit Legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe rajon përmes Indeksit të Hapjes.

Photo credits: Instituti Demokratik Kombëtar

Ndaje: