Zhvillimi i inteligjencës artificiale ka çuar në një përparim digjital transformues global që po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën tonë të përditshme, punën, familjen, shëndetin, sportin, socializimin, privatësinë tonë, gjë që është e dukshme përmes sistemeve të hartëzimit, vendndodhjes dhe njohjes, kontrollit të zërit, asistentëve personalë digjitalë, transportit me automjete autonome, tregtisë financiare, negociatave dhe përkthimit të automatizuar, etj. Përparimi i inteligjencës artificiale ofron gjithashtu përfitime të mëdha për mirëqenien tonë shoqërore në fusha të tilla si kirurgjia precize dhe mjekësia në përgjithësi, qëndrueshmëria mjedisore, arsimi, administrata, prodhimi, energjia, tregtia dhe të tjera. Megjithëse ka potencialin të përmirësojë shumë aspekte të përvojës njerëzore, për shkak të rreziqeve nga dizajni dhe përdorimi joetik i inteligjencës artificiale, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosen rregullore dhe rregulla për përdorimin e saj që i marrin parasysh këto sfida dhe garantojnë mbrojtje të barabartë për të gjithë.

Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është të vlerësojë ndikimin e teknologjive të reja, me një fokus të veçantë në zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, mbi të drejtat e njeriut në internet. Më gjerësisht, gjetjet duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet në politikat që lidhen me inteligjencën artificiale. Rezultati i këtij hulumtimi është zhvillimi i standardeve etike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet gjatë krijimit të politikave që e rregullojnë vendimmarrjen e automatizuar.

Hulumtimin e plotë mund ta shkarkoni këtu

Ky produkt është përgatitur në kuadër të projektit Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën e Inteligjencës Artificiale – Metamorfozis me mbështetjen e Odës Amerikane të Avokatëve – Iniciativa për Sundimin e Ligjit.

Deklaratat dhe analizat e paraqitura në këtë analizë janë vetëm të autorëve dhe nuk janë të miratuara nga Dhoma e Delegatëve ose Bordi i Guvernatorëve të Odës Amerikane të Avokatëve, e as nga Iniciativa për Sundimin e Ligjit e Odës Amerikane të Avokatëve, e as nuk përfaqëson qëndrimin ose politikën e Odës Amerikane të Avokatëve/Iniciativës për Sundimin e Ligjit. Për më tepër, asgjë në këtë analizë nuk duhet të konsiderohet si dhënie këshillash juridike për raste konkrete. Përmbajtja është përgjegjësi e Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit ose të ABA/ABA ROLI-t.

Ndaje: