Transformimi digjital është një nga sektorët kryesorë prioritarë të bashkëpunimit për zhvillimin e Estonisë, pasi është çelësi për arritjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Midis 10 dhe 12 majit, në formë hibride, Akademia për e-qeverisje (Estoni) organizon konferencën e saj vjetore, këtë vit me fokus në qeverisjen rezistente dhe pa të meta. Konferenca për e-qeverisje është një ngjarje vjetore e organizuar nga Akademia që nga viti 2015. Në konferencë marrin pjesë liderë digjitalë nga Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Bocvana, Republika Çeke, Egjipti, Estonia, Greqia, Irlanda, Luksemburgu, Mongolia, Polonia, Tonga, Tunizia, Ukraina dhe organizata ndërkombëtare, me mbi 300 pjesëmarrës që vijnë në Talin nga 75 vende.

Konferenca për e-qeverisje, që konsiderohet si ngjarja më e madhe për e-qeverisje në arenën ndërkombëtare, mbledh së bashku strategët, vendimmarrësit, politikëbërësit dhe donatorët për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të qeverisjes. Këtë vit, fokusi është në temat “më të nxehta” të prekura nga lufta në Ukrainë dhe fatkeqësitë natyrore, duke eksploruar se si të zhvillohen ekosistemet digjitale që merren me krizat dhe si të krijohen shërbime digjitale që u ndihmojnë qytetarëve të përballen me to. Një listë e plotë e temave të konferencës, agjenda e detajuar, informacion mbi folësit kryesorë dhe panelistët dhe materialet janë të disponueshme në ueb-faqen e konferencës, egovkonferenca.ee.

Burimi i videos:Faqja e Akademisë për e-qeverisje në Facebook

“Gjatë tetë viteve të fundit, Konferenca për e-qeverisje është bërë një vend takimi për liderët digjitalë nga vendet në zhvillim, vendimmarrësit estonezë të e-qeverisjes dhe donatorët ndërkombëtarë. Shumë projekte të bashkëpunimit digjital janë frymëzuar nga kjo konferencë. Për shembull, zhvillimi i fundit i një platforme të shkëmbimit të të dhënave në Xhibuti, krijimi i një udhërrëfyesi digjital për vendet ishullore të Paqësorit dhe bashkëpunimi me qeveritë e Arubës, Dominikës dhe Ishujve Kajmanë”, tha Hannes Astok, drejtor ekzekutiv i Akademisë për e-qeverisje.

Burimi i fotografisë: Akademia për e-qeverisje, Flickr. Fotografi të Raigo Pajula

Zgjidhjet digjitale në qeverisje kanë pak rëndësi dhe përdorim, përveç nëse njerëzit nuk besojnë në vullnetin dhe angazhimin e vendimmarrësve për t’i vënë njerëzit (qytetarët) në qendër, Kjo u diskutua në punëtorinë për Udhëtimin aktiv e-qytetar ku ICEDA kishte përfaqësuesin e saj, përkatësisht, Bardil Jasharin – Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis, i cili diskutoi për angazhimin qytetar digjital së bashku me Christina Reinsalu – Drejtoreshë e programeve për e-Demokraci në Akademinë për e-qeverisje dhe Robert Bjarnason – Kryetar dhe drejtor ekzekutiv, Fondacioni Qytetar, Islandë.

Burimi i fotografisë: “Print screen” nga konferenca, dita 2 – 11.05.2022

 

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përmirësimi i njohurive dhe i aftësive të pjesëmarrësve për pjesëmarrje, zhvillimi i politikave dhe i shërbimeve dhe zgjidhjeve digjitale, përmes shembujve praktikë që tregojnë mënyrat e ndryshme se si funksionon pjesëmarrja digjitale në Estoni dhe vende të tjera. Panelistët diskutuan mbi temat e pjesëmarrjes digjitale të qytetarëve, besimin dhe përgjegjësinë digjitale, çfarë është ajo dhe çfarë do të thotë për institucionet dhe për qytetarët, dhe si të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për pjesëmarrjen digjitale.

“Ne nuk duam që askush në shoqërinë tonë të jetë jashtë apo të ngecë në këtë proces të transformimit digjital që tani është i pashmangshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor”. – tha Jashari, duke shtuar se ky është një nga qëllimet e ICEDA ku synohet edukimi i qytetarëve dhe ndërgjegjësimi i tyre në mënyrë që ata të marrin pjesë dhe ta ndajnë Agjendën Digjitale që ky transformim digjital të bazohet në nevojat dhe prioritetet e tyre, dhe jo vetëm të udhëhiqet nga qeveritë dhe bizneset.

Ai theksoi se ajo që shpesh anashkalohet në këtë proces është konteksti dhe kultura. “Fatkeqësisht, ne e bëmë këtë 20 vjet më parë duke i kopjuar apo përsëritur shembuj të mirë nga Estonia dhe vende të tjera, duke ndryshuar disa ligje etj. “[duke menduar se] do të funksionojë për mrekulli dhe papritmas të gjithë qytetarët do të marrin pjesë dhe demokracia jonë do të përparojë, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.” – theksoi ai.

Jashari në vazhdim theksoi se së bashku me partnerët nga rajoni zhvilluan mjete për pjesëmarrje elektronike, organizuan hakatone, punuan në të dhëna të hapura, avokuan për transparencë institucionale përmes Indeksit rajonal të hapjes etj. Më poshtë janë paraqitur disa nga platformat e prezantuara për e-pjesëmarrje nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë ndreqe.com/popravi.org, m-Komuniteti, Shkruaju etj. të cilat janë krijuar dhe promovuar nga anëtarët e rrjetit ICEDA.

 

“Print screen” nga konferenca, dita 2 – 11.05.2022

————————————————————————————————————————————————————————————–

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” , është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ОDK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35mm.

Ndaje: