Ekipi i ICEDA-s i përbërë nga 5 vendet e targetuara nga Ballkani Perëndimor edhe këtë vit vazhdoi të edukojë dhe informojë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, mediat dhe institucionet për përfitimet dhe sfidat që lidhen me agjendën digjitale përmes një fushate edukative dhe informuese publike. Fushata zgjati nga shkurti 2022 deri në prill të vitit 2023, ku si pjesë e qëllimeve dhe aktiviteteve të rrjetit ICEDA, ekipi krijoi një numër të madh të përmbajtjeve elektronike të cilat u promovuan përmes mediave sociale, rrjetet e mediave bashkëpunuese, institucioneve dhe organizatave civile, si dhe përmes ngjarjeve lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Në varësi të vendit, materialet janë të disponueshme në anglisht dhe në gjuhët lokale në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor. Për t’iu qasur atyre, klikoni në emrin e materialit më poshtë dhe zgjidhni gjuhën në të cilën dëshironi ta lexoni (nëse ka mundësi të tillë).

Observatori i Agjendës Digjitale – Raporte mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyes për avancimin e Agjendës Digjitale, viti 2022

Observatori i Agjendës Digjitale Vëzhguesi i Agjendës Digjitale Punimi përfundimtar mbi gjendjen e zhvillimit të qeverisjes elektronike dhe aftësimit digjital në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor 2022

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Animacione

Infografikë

Video

Storje hulumtuese

Shihni materialet nga viti paraprak këtu dhe këtu. Për më shumë përmbajtje edukative dhe informuese, ndiqni @ICEDAproject në Facebook dhe Twitter.

——————————————————————————————————————————

Këto materiale janë krijuar si pjesë e projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Materialet janë krijuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tyre është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit IECDA dhe nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Ndaje: