Me iniciativën e rrjetit ICEDA, më 23 qershor të vitit 2022, institucionet, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile nga vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor u takuan në Podgoricë për të diskutuar për mundësitë dhe sfidat në përdorimin e identitetit digjital për shërbimet publike. Qëllimi i këtij takimi rajonal ishte shkëmbimi i njohurive, ideve dhe praktikave të mira ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me identitetin digjital duke u bazuar në shembullin malazez, sepse përdorimi i eID-it është një nga iniciativat aktualisht të popullarizuara në vend, dhe tashmë gjysma e popullsisë i posedon këto dokumente të reja të identifikimit. Ngjarja kishte për qëllim të frymëzonte mendimin krijues dhe inovativ dhe të krijonte lidhje profesionale që duhet të çojnë në shërbime elektronike më efikase në të gjithë rajonin.

Takimi u zhvillua në një rreth të mbyllur për një grup të përzgjedhur aktorësh përkatës që punojnë në zbatimin e disa aspekteve që lidhen me identitetin digjital dhe shërbimet elektronike, duke përfshirë edhe partnerët e ICEDA, Vangjush Stavro – Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Shqipëri), Habit Hajredini – Departamenti i Qeverisjes së Mirë në Zyrën e Kryeministrit (Kosovë), Kujtim Kryeziu – SENTRY Cybersecurity (Kosovë), Marija Suzhiq – Instituti për Zhvillim dhe Inovacion (Serbi), Kristina Petrovska – Drejtoria për Udhëheqjen e Regjistrave (Maqedonia e Veriut), Bozhidar Cvetkoski – Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim Civil – ACTAC (Maqedoni e Veriut), Aleksandra Xhankiq – Drejtoria për Dokumentet Personale dhe Qëndrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Mali i Zi) dhe Danilo Raçiq – Drejtoria për Digjitalizim dhe Shërbime elektronike në Ministrinë e Administratës Publike (Mali i Zi).

Takimin e hapi Snezhana Nikçeviq, koordinatore e projektit në OJQ 35mm, e cila i përshëndeti mysafirët dhe shpjegoi qëllimin e takimit. Takimi vazhdoi me një prezantim nga pjesëmarrësit e pranishëm, i pasuar nga një prezantim i rastit studimor të Malit të Zi nga Aleksandra Xhankiq, Drejtoria për Dokumentet Personale dhe Qëndrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mali i Zi dhe Danilo Raçiq, Drejtoria për Digjitalizim dhe Shërbime elektronike në Ministrinë e Administratës Publike, Mali i Zi.

Ajo që e treguan prezantuesit është se letërnjoftimi i ri mbart një nivel më të lartë sigurie dhe se është më e ndërlikuar për t’u falsifikuar. Letërnjoftimi i ri përmban të dhëna biometrike (foto, gjurmë gishtash etj.), por letërnjoftimet e vjetra janë ende në përdorim, deri më 30.03.2023. Ata theksuan se në çipin e eID-së së re gjenden 3 grupe të dhënash, të cilat i përmbajnë të dhënat personale bazë të qytetarëve për qëllime identifikimi në rast se shtetasi kalon kufirin, certifikata digjitale të kualifikuara për nënshkrimin dhe eID, si dhe numrin e identifikimit dhe numrin unik amë. Identiteti vizual dhe ai elektronik është tashmë i njëjtë për qytetarët në Mal të Zi, ndërsa nënshkrimi digjital është po aq i vlefshëm sa edhe ai i shkruar. Megjithatë, nënshkrimi digjital është vetëm për qëllime digjitale. Qytetarët ndonjëherë mendojnë se nëse diçka është numri i identifikimit dhe numri unik amë, ndryshimi midis këtyre dy numrave është se i pari ka 9 numra, dhe për dallim nga i dyti, ky nuk zbulon asnjë të dhënë personale të qytetarit. Numri i parë përdoret kryesisht për administratën publike dhe ndërveprimin e të dhënave, si dhe për shkëmbimin e informacionit. Siç theksuan ata, ideja e një numri identifikimi nuk ishte të zëvendësonte numrin unik amë të qytetarit, por ta mbante atë privat, por kjo është diçka me të cilën ata ende po luftojnë.

Në mënyrë që qytetarët të mund të përdorin certifikatat digjitale në eID-në e re në Mal të Zi, fillimisht duhet t’i aktivizojnë ato. Një gjë e rëndësishme që e vunë re prezantuesit është se qytetarët kanë nevojë për një kompjuter me Windows dhe një lexues kartash për të aktivizuar eID-në. Ata gjithashtu duhet të instalojnë softuerin falas të qeverisë. Lexuesi është universal për të gjitha llojet e kartave që kanë çip dhe ai mund të porositet online për 5-12 euro dhe mund të përdoret nga disa persona.

Ata vazhduan duke sqaruar se procedura për nxjerrjen e letërnjoftimit të ri është e njëjtë si më parë, me vetëm një ndryshim – qytetarët duhet të nënshkruajnë marrëveshje me MPB-në për përdorimin e letërnjoftimit. Pasi të jetë përgatitur të tij, qytetarët e marrin eID-në në një zarf të mbrojtur që përmban të dhëna për qasje për aktivizimin dhe përdorimin e letërnjoftimeve, si kodin PIN dhe PUK, si dhe udhëzime për përdorimin dhe aktivizimin e eID-së. Gjatë procesit të aktivizimit, qytetarët kanë 5 tentime për identifikim me PIN dhe 5 tentime të gabuara për PUK, pas së cilës certifikatat dhe eID bllokohen plotësisht në rast se nuk arrijnë ta aktivizojnë atë. Kjo do të thotë se duhet të lëshohet një eID e re, sepse institucionet nuk kanë mënyrë tjetër për ta aktivizuar vetë letërnjoftimin e qytetarit. Ky është një mekanizëm mbrojtës sepse kodet PIN dhe PUK mund t’i dijë vetëm qytetari, e jo institucionet apo kushdo tjetër. Një nga çështjet kryesore që ka ndodhur deri më tani është se qytetarët e hedhin zarfin me të dhënat, dhe më pas e kuptojnë se pa to nuk mund ta përdorin eID-në e tyre. Çmimi i letërnjoftimit është 5 euro dhe nuk paguhet asnjë shtesë. Ministria nuk mund t’u japë qytetarëve një kod të ri PIN ose PUK, por procedura duhet të fillojë nga e para.

Sipas Xhankiq, sfida më e madhe me të cilën po përballet aktualisht Ministria është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur zarfet e tyre dhe ata e bëjnë këtë përmes një fushate ndërgjegjësimi që filloi në prill të vitit 2022. Rreth 190.000 qytetarë kanë letërnjoftime të reja ose 1/5 e qytetarëve kanë marrë dhe aktivizuar eID të reja. Ata nuk kanë statistika se sa qytetarë e kanë marrë identifikimin e ri elektronik, por nuk e kanë aktivizuar sepse i kanë humbur zarfet.

Prezantimi vazhdoi duke mbuluar ndryshimet e fundit ligjore, strategjitë e reja të miratuara, ndikimin fiskal të digjitalizimit dhe përgjigjen e tyre ndaj KOVID-19, të shoqëruar nga ndarja e rasteve studimore nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të pranishëm në takim.

Vangjush Stavro – Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Shqipëri), theksoi se në Shqipëri kanë eID dhe për të konfirmuar nëse personi i duhur po e përdor kartën e identitetit, duhet të fusin datën e skadencës së kartës. . Vështirësia me të cilën kanë hasur është se sipas Ligjit, shtetasit mbi 75 vjeç nuk do të kenë nevojë të rinovojnë kartën e identitetit dhe ajo që do të marrin do të jetë e vlefshme për 50 vjet. Çështja këtu është se kur këta njerëz u përpoqën të identifikoheshin për të jo kartën e identitetit, por certifikatat aktuale në kartën e identitetit, sistemi i ndaloi sepse datës së skadimit i kishin shtuar 50 vjet. Ai gjithashtu theksoi se më 1 maj të vitit 2022, edhe Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të kalojë plotësisht online dhe të përdorë këtë iniciativë për të marrë gjithçka online. Ata janë ende në fazën e tranzicionit sepse procesi ka vështirësitë e veta. Ajo që ndodhi është se ata e kuptuan se jo të gjithë njerëzit dinë të përdorin shërbimin elektronik.

Nga Maqedonia e Veriut, Milla Josifovska-Danillovska dhe ekipi nga Maqedonia e Veriut prezantuan atë që po ndodh në vend në këtë aspekt. Nëpërmjet Portalit Kombëtar për shërbimet elektronike, qytetarët mund të marrin një sasi të caktuar shërbimesh elektronike që nuk janë plotësisht të digjitalizuara. Për të qenë në gjendje të përdorin shërbimet elektronike, ata fillimisht duhet të regjistrohen në Sistemin me Vetëm një Identifikim (Single Sign-On System – SSO) duke futur emrin e përdoruesit (e-mailin) dhe fjalëkalimin, i cili do të krijojë profilin e tyre në sistem. Për më tepër, në procesin e regjistrimit kryhen disa kontrolle për të lidhur profilin e tyre në sistem me identitetin e tyre.

Ata gjithashtu theksuan se në fillim të vitit të kaluar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mastercard njoftuan planet e tyre për një sërë zgjidhjesh digjitale që do të avancojnë aspiratat për ekonomi digjitale të vendit dhe do t’u ofrojnë qytetarëve një mënyrë të re për ta dëshmuar identitetin e tyre kur të gjatë qasjes në shërbimet qeveritare dhe afariste. Shërbimi i parë i identifikimit digjital tashmë është i disponueshëm për klientët e Bankës NLB – identiteti elektronik u mundëson klientëve të Bankës t’i identifikojnë dhe t’i nënshkruajnë e-dokumentet me nënshkrimin e tyre elektronik, nga kudo në botë. Sipas memorandumit që Qeveria e ka nënshkruar me Mastercard, 5 nënshkrimet e para në 150 mijë identitetet e para digjitale do të jenë falas për një vit, ndërsa për pjesën tjetër, me sa di unë, çmimet ende nuk janë shpallur. Gjithashtu, është planifikuar që Mastercard të dhurojë 12,000 nënshkrime elektronike të kualifikuara për menaxherët e 4 institucioneve që përdorin sistemin dhe një numër të pakufizuar nënshkrimesh elektronike të avancuara për nëpunësit administrativë në ato institucione. Informacioni i fundit që ata ndanë për këtë pikë është se këtë muaj zyrtarët e qeverisë shkuan për një vizitë studimore në Estoni për të mësuar rreth procesit të futjes në përdorim të letrënjoftimit elektronik, i cili u mundëson qytetarëve estonezë të kenë identitetin digjital më të sigurt.

Rasti i digjitalizimit në Serbi u nda edhe nga përfaqësuesit serbë duke thënë se ai filloi në vitet e 2000-ta dhe u përshpejtua me ardhjen e kryeministrit të ri, që ishte i përkushtuar ndaj e-qeverisjes. Përdorimi i letërnjoftimit për regjistrim në portal ka hasur në probleme të caktuara, kurse qytetarët e kanë pasur të vështirë të kalojnë në një nivel më të lartë të profilit, kryesisht të moshuarit, por edhe të rinjtë. Opinioni publik është se portali uprava.rs nuk është i përshtatshëm për përdoruesit dhe se shërbimi i dëshiruar nuk mund të gjendet lehtësisht. Seksioni i biznesit është shumë më i mirë dhe më i lehtë për t’u përdorur. Përfaqësuesit nga Kosova treguan se e kanë hapur portalin e shërbimeve elektronike eKosova, i cili deri më tani ka punuar në mënyrë të kënaqshme. Ata tashmë kanë rreth 676.000 përdorues të regjistruar dhe mbi 1 milion vizita në platformë. Ata theksuan se që prej rreth 2 javësh përmes portalit mund të shkarkohen lloje të ndryshme certifikatash, si p.sh. certifikatat e lindjes.

Diskutimi u zhvendos tek çështjet që lidhen me rrjedhjen e të dhënave, sulmet kibernetike ndaj portaleve kombëtare të shërbimeve elektronike dhe portaleve të tjera të institucioneve publike, shërbimet konfidenciale, si dhe rolin e partneriteteve publike-private në procesin e digjitalizimit dhe garantimit të sigurisë në ofrimin e e-shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjedën Digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura – Open Data Kosovo (Kosovë).

Ndaje: