Мени

In Memoriam: Igor Isakovski

Ekipi i fondacionit “Metamorfozis” ia dërgon përshëndetjen e fundit Igor Isakovskit, ish-kolegut tonë, njërit nga pionierët e botimit elektronik në Maqedoni.

igor-isakovski-2

Igor Isakovski ishte pjesë e grupit të entuziastëve, të cilët në vitin 1998 e filluan iniciativën përformimin e Qendrës për botime elektronike “Metamorfozis”, e cila në vitin 2004 e shndërrua në Fondacionin e sotëm “Metamorfozis”.

Igori dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë informatike në Maqedoniа, veçanërisht nëpërmjet Institucionit kulturor “Blesok” dhe publikimit të vazhdueshëm të revistës së parë evropiane në internet për kulturë dhe art “Blesok – letërsia dhe artet e tjera”. Si poet, botues, redaktor, punëtor mediatik dhe promovues, ai arrit ta tejkalojë jazin që e ndante letërsinë bashkëkohore maqedonase nga bota digjitale, ndërsa nëpërmjet përkthimeve dhe llojeve të tjera të bashkëpunimit e mbante të gjallë edhe lidhshmërinë me poezin dhe prozën bashkëkohore. Vepra e tij ishte e thurur me lidhshmërinë me bluzin, edhe në një sintezë – të fjalëve dhe të muzikës – nga e cila ai dinte ta nxjerrë dhe ta transmetojë më të mirën.