Iniciativa e Fondacionit Metamorfozis për harmonizimin e legjislacionit tonë me Ligjin për Shërbimet Digjitale të BE-së është pranuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është përfshirë në Programin e saj të Punës për vitin 2025.

Harmonizimi i legjislacionit me Ligjin për Shërbimet Digjitale do t’i mbështesë qëllimet e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, do ta përmirësojë kornizën e saj rregullatore digjitale dhe do të sigurojë një mjedis digjital më të sigurt dhe më të parashikueshëm për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Ky vendim paraqet njohje të përpjekjeve të Fondacionit Metamorfozis për promovimin e të drejtave digjitale dhe sigurisë në internet, si dhe për rëndësinë e krijimit të një mjedisi korrekt dhe të hapur online, dhe nga ana tjetër, e mbështet arsyeshmërinë e mekanizmit konsultativ.

Fondacioni Metamorfozis ka përgatitur një analizë mbi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin e saj kombëtar me Ligjin për Shërbimet Digjitale të BE-së, i cili ofron një pasqyrë të detajuar të kornizës ekzistuese ligjore, i identifikon boshllëqet dhe sfidat ligjore, dhe ofron rekomandime konkrete që mund të shërbejnë si udhëzues për harmonizim efektiv.

Ndaje: