Со појавата на интернетот и социјалните мрежи, бројот на информациски напади драстично се зголеми и нивното влијание врз демократските процеси стана уште поразорно. Изборите, како скапа и суштинска компонента на општествениот живот, денес се едни од најранливите механизми во демократските општества – постојано се под напад од внатрешни и надворешни актери, беше истакнато на панел-дискусијата
Me shfaqjen e internetit dhe të rrjeteve sociale, numri i sulmeve informative është rritur ndjeshëm dhe ndikimi i tyre në proceset demokratike është bërë edhe më shkatërrues. Zgjedhjet, si një komponent i kushtueshëm dhe thelbësor i jetës shoqërore, janë sot një nga mekanizmat më të cenueshëm në shoqëritë demokratike – ato janë vazhdimisht nën sulm nga aktorë të brendshëm dhe të jashtëm, u theksua në diskutimin në panel.
Monitorimi i hapësirës së informacionit është një luftë e vazhdueshme. Kërcënimet informative kanë qenë gjithmonë një pengesë për demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të drejta gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Por, me shfaqjen e internetit dhe të rrjeteve sociale, numri i sulmeve informative është rritur ndjeshëm dhe ndikimi i tyre në proceset demokratike është bërë edhe më shkatërrues. Zgjedhjet, si një komponent i kushtueshëm dhe thelbësor i jetës shoqërore, janë sot një nga mekanizmat më të cenueshëm në shoqëritë demokratike – ato janë vazhdimisht nën sulm nga aktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Këto ishin përfundimet nga diskutimi në panel me titull “Demokracia në rrezik: Integriteti i zgjedhjeve përballë kërcënimeve informative – përvojat e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së dhe ulja e rrezikut”, i cili u mbajt sot në kuadër të konferencës “Së Bashku për të Vërtetën: Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për Mbrojtjen e Demokracisë”.
Diskutimi në panel mblodhi së bashku folës nga disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, të cilët i ndanë përvojat e shoqërive të tyre në lidhje me ndikimin e kërcënimeve të informacionit ndaj zgjedhjeve demokratike.
Tragjedia në Koçanë, në të cilën e humbën jetën 59 të rinj, ka nxitur PR-in dhe mekanizma të tjerë të cilat partitë politike zakonisht i përdorin para zgjedhjeve – spinin, drejtimin e emocioneve, thirrje në rregulla dhe moral, etikën në media, e madje i përfshinë edhe të ashtuquajturat “ferma të boteve” me gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime. Kjo u theksua nga Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikën në Media të Maqedonisë (KEMM), Biljana Georgievska.
Sipas saj, ky instrumentalizim i tragjedisë nga partitë bëhet në bashkëpunim me disa nga mediat tradicionale dhe ato online, të cilat i përhapin narrativet e partive politike pa shtjellim kritik.
“Përfshirja e të gjitha këtyre mekanizmave ishte rezultat i fatkeqësisë dhe e iniciuar prej saj, por koha me të vërtet u qëllua – 6 muaj para zgjedhjeve lokale, kur këtu fillon të zhvillohet një fushatë zgjedhore jozyrtare” – tha Georgievska.
Siç shtoi ajo, madje as tragjedia, jo vetëm që nuk i bashkoi mediat në një thirrje të përbashkët për sigurinë e të gjithë qytetarëve të vendit në të ardhmen, por i ndau ato edhe për shkak të shkallës së raportimit mbi tragjedinë.
Madje ka shkuar në ekstrem – disa kërkojnë që kamerat të hiqen plotësisht, gjoja për ta mbrojtur privatësinë e viktimave dhe familjeve, ndërsa të tjerat e shesin pikëllimin për pëlqime dhe klikime, shtoi Drejtoresha ekzekutive e KEMM.
“Fabrika e PR-it” e të gjitha partive politike është lëshuar në punë me rrezikun e dëmtimit të integritetit të zgjedhjeve që vijnë, vlerësoi Georgievska.
Ajo vuri në dukje se pa rregullore të qarta, procesi zgjedhor do të vazhdojë të jetë në rrezik dhe theksoi se është e nevojshme që urgjentisht të rishikohet Kodi Zgjedhor dhe të bëhet dallimi midis mediave të përgjegjshme dhe atyre të papërgjegjshme.
Emilija Petreska-Kamenjarova nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike (ASHAAM) vuri në dukje se, megjithëse mediat tradicionale i nënshtrohen monitorimit dhe kanë rregulla të qarta, nuk ka udhëzime të sakta për fushatat online.
Në zgjedhjet e fundit të dyfishta (parlamentare dhe presidenciale) në vend, u monitoruan mbi 5 milionë sekonda reklamash në radio dhe televizion – një shifër që, sipas Petreska-Kamenjarovës, flet për vëllimin e burimeve financiare që ndahen për reklamim politik. Por, në hapësirën digjitale pothuajse edhe nuk ka asnjë rregullim.
Ky boshllëk që ekziston po mbushet nga një fushatë që po bëhet vazhdimisht gjithnjë e më e ashpër. Jemi dëshmitarë, e shohim, ka hulumtime që tregojnë qartë se gjithnjë e më shumë fushatat po zhvendosen në hapësirën online dhe veçanërisht se kemi një rritje të aktivitetit nga funksionarët në rrjetet sociale gjatë fushatave. Kjo rritje është aq e madhe saqë edhe ODIHR-i, në raportin e tij për zgjedhjet e mëparshme, tha se në Kodin Zgjedhor duhet të zbatohen rregulla të qarta në lidhje me pjesëmarrjen e funksionarëve në fushatat në rrjetet sociale, tha Petreska-Kamenjarova.
Siç shtoi ai, ASHAAM-i vendosi të iniciojë një kod sjelljeje për fushatat online, por si një organ rregullator, ata nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Ata kanë nevojë për bashkëpunim me palët e tjera të interesuara.

Ka shumë boshllëqe kur bëhet fjalë për lejimin që fushatat e këtilla të bëhen virale. Ka pak masa për të parandaluar fushata e këtilla. Atë që e zbuluam në hulumtimin tonë ishte se rreth 30.000 profile ishin aktivizuar që nga shtatori – jo vetëm një muaj para zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve. Ka mungesë transparence kur bëhet fjalë për financimin e reklamave. Nuk ka informacion për atë se sa para janë shpenzuar, për emrin e personit që e ka postuar reklamën dhe ishte më e vështirë të përcaktohej shkalla e problemit. Mund t’i shohim vetëm rrjetet e koordinuara dhe të gjithë e dimë se kjo është një përpjekje e koordinuar për të ndikuar në hapësirën e informacionit, theksoi Voinea.
Ajo shpjegoi se u krijuan shumë profile të rreme edhe në rrjetet sociale, të cilat publikuan satirë dhe shaka mbi të cilat u ndërtua fushata e komunikimit të kandidatit kontrovers.
Kjo ishte kryesisht një fushatë ku u përdorën të njëjtat fjali, me emra dhe përmbajtje që u ‘kopjuan dhe u ngjitën’ (copy-paste). Ky ishte një tregues i qartë se bëhej fjalë për një fushatë të koordinuar, por ishte gjithashtu e papritur. Është e qartë se po aktivizohej dhe çaktivizohej. Pasi kandidatura e tij u anulua përfundimisht, profili i tij zyrtar është krejtësisht i ndryshëm. Gjithashtu, numri i profileve të tilla është zvogëluar pothuajse përgjysmë, tha Voinea.
Ajo theksoi se para zgjedhjeve, Rumania nuk kishte një mekanizëm të vetëm për t’u përballur me kërcënime të tilla online, por pas zgjedhjeve filloi ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe miratimi i praktikave të ngjashme me ato të BE-së.
Ne ishim të sjellshëm me platformat. Kjo nuk kushtoi shumë. Është koha të flasim më pak për bashkëpunim e më shumë për harmonizim. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, përfundoi Voinea.
Tamara Brankoviç nga CRTA, Serbi, tha se, ndryshe nga vendet e tjera ku aktorët e huaj akuzohen për ndërhyrje në zgjedhje, në Serbi problemi është “i brendshëm” dhe “vetë shteti është burimi më i madh i manipulimit dhe dezinformimit”.
Ne në përgjithësi jemi mjaft tradicionalë në mënyrën tonë të informimit, dhe qeveria dhe Presidenti Vuçiç po e përdorin qasje në media për të shkelur kushtetutën me qëllim që ta centralizojnë pushtetin. Vetëm në vitin 2024, Vuçiç u shfaq më shumë se 350 herë drejtpërdrejt në televizion, me mbulim dhe transmetime të drejtpërdrejta. Nga viti në vit, paraqitjet e tij në televizion bëhen gjithnjë e më të shpeshta, tha Brankoviç.
Ajo konsideron se është thelbësore që qytetarëve t’u jepen mjete që do t’u mundësojnë të kuptojnë se diçka nuk është në rregull me procesin zgjedhor dhe se BE-ja duhet të përfshihet më aktivisht.

Foto: Vanço Xhambaski
Bardhi Bakia nga Sbunker, Kosovë, nxori në pah trendet autoritare dhe fushatat dezinformuese që vijnë nga kufijtë e vendit, siç tha, veçanërisht nga veriu, por edhe nga narrativet ekstremiste globale. Analizat e tij tregojnë se pikëpamjet që më parë ishin margjinale, përmes rrjeteve sociale, tani po bëhen të zakonshme, veçanërisht midis të rinjve.
Cilado qoftë përgjigjja jonë ndaj kësaj, duhet të marrim parasysh se sa të përparuara janë metodat dhe strategjitë e këtyre aktorëve. Një nga gabimet më të mëdha që mund ta bëjmë këtu është t’i nënvlerësojmë fushatat e dezinformimit, metodologjinë e tyre, sofistikimin dhe aftësinë e tyre për të angazhuar publikun e ri, paralajmëroi Bakia nga “Sbunker”.
Paneli u moderua nga Nikolla Petroviç nga ISAC, Serbi, i cili nënvizoi se demokracia është shumë më tepër sesa zgjedhje të lira – është një luftë kundër kërcënimeve që e gërryejnë besimin në institucione, veçanërisht kur këto kërcënime vijnë në formën e dezinformimit, manipulimit të fshehtë dhe spin-eve mediatike.
Diskutimi në panel përfundoi me një mesazh të qartë: shoqëritë demokratike duhet të jenë të përgatitura, të qëndrueshme dhe të informuara për të mbrojtur të vërtetën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Ndaje: