Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ishte sot pjesë e diskutimit në panel “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut në internet: situata aktuale, rreziqet dhe sfidat”. Ky diskutim në panel u organizua nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të Konferencës Rajonale për Lirinë e Internetit të ABA ROLI, e cila mbahet në periudhën nga 5 deri më 7 shtator në Ohër dhe i mbledh së bashku më shumë se 60 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve, bizneseve, aktivistë të të drejtave të njeriut nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Moldavia dhe Bjellorusia.

Në fjalën e tij, Jashari foli për rolin e organizatave të shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave dhe praktikave që lidhen me aplikimin e inteligjencës artificiale dhe se si shoqëria civile, me përpjekje të përbashkëta me institucionet arsimore, bizneset dhe qeveritë, mund të kontribuojë në uljen e teknofobisë, që është një dukuri gjithnjë e më e zakonshme në shoqëritë tona. Ai theksoi se inteligjenca artificiale është vetëm një nga mjetet e shumta të krijuara nga njeriu dhe varet nga vetë njerëzit se për çfarë qëllimesh do të përdoret.

Në këtë sesion folën edhe Aleksandra Dedinec, profesore në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe Martin Vasillkovski, specialist i lartë i të dhënave në Data Masters. Në fjalimin e saj, Dedinec shpjegoi se çfarë është inteligjenca artificiale, cili është aplikimi i saj në jetën e përditshme dhe vuri në pah aspektet pozitive dhe negative të përdorimit të inteligjencës artificiale, me të cilë u ndërlidh Vasillkovski, i cili prezantoi shembuj praktik të përdorimit të inteligjencës artificiale në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe ndikimin që inteligjenca artificiale e ka në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë.

Ndaje: