Partnerët Serbi, si anëtarë të rrjetit ICEDA, organizojnë konferencën e tyre vjetore “Java e Privatësisë” për të shënuar Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave (28 janarin).

Java e Privatësisë paraqet një ngjarje vjetore q; ka filluar t; organizohet në vitin 2021, 10 vjet pasi Partnerët Serbi, së bashku me Komisionerin për Qasje në Informatat me Rëndësi Publike dhe p;e Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e shënuan Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave për herë të parë në Serbi.

 

Ngjarja përqendrohet rreth diskutimeve mbi çështjet e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave me ekspertë nga sektori civil, privat dhe publik. Ngjarja organizohet për të rritur të kuptuarit e publikut për çështje të ndryshme me të cilat përballen qytetarët në lidhje me të drejtat e tyre për privatësi, si të mbrohet e drejta e qytetarëve për privatësi dhe diskutime më të mëdha rreth gjendjes së mbrojtjes së privatësisë në Serbi dhe në nivel global. Java e Privatësisë u ofron zyrtarëve publikë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe publikut një hapësirë për diskutim, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të inicuar ndryshime.

 

Qëllimi i Javës së Privatësisë është të ofrojë një pasqyrë të standardeve të arritura dhe të problemeve në zbatimin e kornizës ligjore ekzistuese të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe të propozojë zgjidhje që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale në këtë fushë. Duhet theksuar se ngjarja organizohet në një periudhë të zhvillimit të Strategjisë së re për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjit për Punët e Brendshme, Udhëzimeve Etike për Zhvillimin, Aplikimin dhe Përdorimin e Inteligjencës Artificiale të Besueshme dhe të Përgjegjshme dhe legjislacionit sektorial në lidhje me mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, ndërkohë që disa sfida në këtë fushë janë vënë në dukje edhe në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2022 për Serbinë.

 

Këtë vit temat tona do të përfshijnë:

  • Vëzhgimin me video dhe përdorimin e sistemeve të njohjes së fytyrës
  • Rrjedhjet e mediave dhe mbrojtjen e privatësisë
  • Vlerësimin e ndikimit të mbrojtjes së të dhënave në proceset legjislative
  • Përafrimin e legjislacionit sektorial me standardet ligjore për MDP
  • Kontrollin e zbatimit të kornizës ligjore për MDP
  • Shqyrtimin dhe etikën e përdorimit të inteligjencës artificiale
  • Privatësinë si një çështje konkurrence: Kërkesat e MDP në bashkimet dhe blerjet
  • Konsideratat e privatësisë për sa i përket zbatimit të Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor

Java e privatësisë do të organizohet si një ngjarje hibride me mundësinë e pjesëmarrjes online ose personalisht.

Për agjendën e detajuar kliko KËTU.

Kjo ngjarje mbështetet nga Bashkimi Evropian, Ambasada e Holandës në Serbi, Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Serbi, Instituti DT dhe USAID-i.

Ndaje: