Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor:
Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 shtator, Peja më 10 shtator dhe përmbyllja e turneut të Kosovës në Prishtinë më 11 shtator.
Kamioni Mediatik Ballkanik është një platformë udhëtuese në kuadër të secilës eksplorohen lajmet, fotografitë dhe të menduarit kritik. Në çdo vend, kamioni ndalon në hapësira publike kryesore dhe ofron projektime, kuize dhe diskutime se si prodhohen, shpërndahen dhe perceptohen informacionet. Kjo është një mundësi për t’u mbledhur së bashku, për të shkëmbyer ide dhe për t’i parë lajmet nga një këndvështrim tjetër. Qëllimi është të promovohet të menduarit kritik, njohuritë mediatike dhe dialogu i hapur rreth rolit të informacionit dhe ndikimit të dezinformimit në jetën e përditshme.
Pse të flasim për njohuritë mbi mediat dhe informacionin? Sepse të gjithë jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj lajmeve të ndryshme – në rrjetet sociale, në mediat e shkruara ose thjesht në rrugë. Mirëpo, si mund ta dallojmë çfarë është e vërtetë, çfarë është dizinformim dhe çfarë është plotësisht e rreme? Njohuritë mbi mediat dhe informacionin na mësojnë të dallojmë faktet nga trillimet, të kuptojmë se si prodhohet informacioni dhe të përforcojmë aftësitë e të menduarit kritik.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë, lexoni programin e plotë, folësit, orarin dhe venddodhjet në: https://balkan-voices.com/BALKAN-NEWS-TRUCK/ .
Kamioni Medatik Ballkanik është një nismë rajonale e zbatuar nga CFI – Agjencia Franceze për Zhvillimin e Mediave, në partneritet me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, dhe me mbështetjen e Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, si pjesë e projektit “Horizonte të Përbashkëta”.
Ndaje: