Aktivitetet e projektit janë duke u zhvilluar (do të përfundojnë më 29.12.2011), ndërsa evaluimi duhet të përfundojë deri më 21 janar 2012.

Fokus i evaluimit është ndikimi i aktiviteteve mbi grupin e përcaktuar të qëllimit dhe në çfarë shkalle i është përgjigjur nevojave ekzistuese të fushës së dhënë, edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në kontekstin më të gjerë shoqëror.  Gjatë kësaj mund të merren parasysh edhe çështjet e efektivitetit, produktit dhe të kënaqësisë së shfrytëzuesve. Përveç të dhënave që janë në dispozicion publik, evaluatorëve do t’u vihet në dispozicion arkivi i Fondacionit Meramorfozis dhe i partnerëve të projektit BlueLink – Bullgari, Zamirnet dhe Eko Kvarner – Kroaci, PROTEKTA – Serbi, Computera Aid – Britani e Madhe, personeli i këtyre organizatave dhe të dhënat për kontakt të shfrytëzuesve të drejtpërdrejt të projektit.

Një nga rezultatet e evaluimit patjetër duhet të jenë edhe rekomandimet për aktivitetet e mëtutjeshme (follow up) për plotësim të nevojave të qytetarëve në fushën më të ngushtë të menaxhimit me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe fushën më të gjerë të mbrojtjes së mjedisit jetësor nga ndikimi i këtij lloji të mbeturinave.

Në ftesë mund të marrin pjesë persona juridikë – kompani të konsultimit dhe organizata joqeveritare, si dhe konsultantë të pavarur profesional, me përvojë në evaluim të projekteve, gjë që do ta demonstrojnë me portfolio të aktiviteteve të ngjashme që i kanë realizuar deri tani. Përveç kësaj, përvoja në fushat tematike të projektit “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave” do të konsiderohet si përparësi.

Çdo ofertë duhet të përmbajë letër të motivimit, propozim-plan konciz për realizim të evaluimit, si dhe portfolio të organizatës dhe CV të evaluatorëve të paraparë.

Afati për dorëzim të ofertave është 23 dhjetor 2011 në ora 14, vetëm nëpërmjet e-mailit në adresën elena@metamorphosis.org.mk.

Për informata plotësuese dhe konsultime mund të drejtoheni te koordinatorja programore Elena Ignatova, në telefonin fiks: 3109 325 ose në mobil: 075 495 307.

Ndaje: