Kontribut i Metamorfozis, Agjencisë së Lajmeve Meta.mk, Portalb-it dhe Vërtetmatës-it në ndryshimet e propozuara të Ligjit për Mediat

Për të mbajtur një diskutim konstruktiv dhe për të marrë pjesë në procesin konsultativ, e duke marrë parasysh përvojën dhe punën e Fondacionit Metamorfozis, Agjencisë së Lajmeve Meta.mk, Portalb-it dhe Vërtetmatës-it, brenda afatit të paraparë, përmes ENER-it u dorëzuan propozimet për plotësimin e Propozim-Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Mediat (Ligji).

 

Qëndrimi ynë është se është e nevojshme të miratohet një Ligj i ri për Мediat, i cili do të rregullojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha çështjet e hapura në përputhje me normat dhe standardet evropiane.

 

Gjithashtu, konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ndryshimet dhe plotësimet në Ligj të miratohen përmes një procesi maksimalisht gjithëpërfshirës, që nënkupton edhe organizim të debatit publik nga ana e propozuesit, me qëllim të saktësimit edhe të dispozitave tjera që i referohen qëllimeve të përcaktuara në arsyetimin e Propozim-ligjit, e që nuk janë të rregulluara me ndryshimet dhe plotësimet e publikuara të Propozim-Ligjit për Mediat.

 

Konsiderojmë se mungojnë dispozita me të cilat do ta tejkalohet situata që përmendet si shkak për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mediat, e që ka të bëjë me “përballjen me dezinformatat, gjuhën e urrejtjes dhe shkeljen e standardeve profesionale gazetareske të pranishme në mediat online dhe në platformat e rrjeteve sociale”.

 

Propozimet e dorëzuara janë bashkangjitur.

Komente_Propozim-Ligji për Mediat_Metamorfozis 27112024

Ndaje: