Data: 5 nëntor 2024

Vendi: Hotel Marriott (salla Ballroom 1+2)

Hyrja: Falas

Gjuha: Përkthim simultan në maqedonisht, shqip dhe anglisht

Sivjet mbahet edicioni jubilar i 20-të i Konferencës “e-Shoqëri.mk” (e-Society.mk) së bashku me festimin e 20 vjetorit të themelimit të Fondacionit Metamorfozis. Në ngjarjen me titull “Transformimi digjital për një jetë më të mirë” do ne fokusohemi në transformimin e vazhdueshëm të planifikuar dhe të paplanifikuar digjital të shoqërisë në të cilën jetojmë.

Me këtë rast, do të rishikojmë përpjekjet e deritanishme të sektorit civil dhe të institucioneve në krijimin e një shoqërie demokratike në përputhje me zhvillimin e vazhdueshëm teknologjik dhe gatishmërinë për ndryshimet gjithnjë e më të shpejta në teknologji që kërkojnë një transformim digjital të shprehive tona dhe të mënyrës së funksionimit në shoqëri.

Më konkretisht, temat e konferencës do të fokusohen në:

  • përgjegjësinë shoqërore të institucioneve, të sektorit civil dhe afarist në ndërtimin e një shoqërie digjitale për një jetë më të mirë për të gjithë,
  • ndryshimet në mënyrën e komunikimit dhe nevoja për punë të vazhdueshme në një nivel më të lartë të edukimit mediatik dhe të të menduarit kritik,
  • përgatitja e vazhdueshme e qytetarëve për njohjen e dezinformatave që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në sferën e problemeve të sigurisë.

Konferenca është e dedikuar për të gjithë qytetarët që duan të përfshihen në të menduarit dhe debatin rreth këtyre sfidave të reja, që janë të interesuar të përmirësojnë edukimin e tyre mediatik dhe që duan të jetojnë në një shoqëri demokratike edhe pas transformimit të plotë digjital.

Në konferencë do të jenë të pranishëm ekspertë nga vendi dhe rajoni, si dhe të ftuar ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga institucionet relevante.

Detajet për programin mund ti gjeni në e-society.mk

REGJISTROHU

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis e organizon konferencën “e-Shoqëri.mk” për të njëzetën herë. Këtë vit ngjarja mbahet në sinergji me projektet “Qendra Kundër Dezinformative në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik Digjital të BE-së” që zbatohet nga Partnerët – Serbi, Metamorfozis dhe organizata të tjera partnere, dhe financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor. Pikëpamjet e shprehura gjatë konferencës nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht mendimet e donatorëve.

Ndaje: