Për të trembëdhjetën herë me radhë, Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, do ta organizojë konferencën ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”. Konferenca do të mbahet më 22 nëntor në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, ndërsa tema do të jetë “Liria dhe privatësia“, me theks të veçantë në reformat në fushën e mediave. Në këtë ngjarje, në katër sesione të veçanta do të debatojnë dhe do të diskutojnë përfaqësuesit e institucioneve, organizatave mediatike dhe të sektorit qytetar, me qëllim që të kontribuojnë për përforcimin e vetëdijes publike për reformat prioritare dhe sfidat në sferën mediatike.
Ai shton se fakti që Fondacioni Metamorfozis e organizon këtë konferencë ndërkombëtare për të trembëdhjetën herë, tregon se sa e madhe është nevoja për një forum të këtillë, ku të gjithë faktorët relevantë debatojnë dhe me këtë kontribuojnë në procesin e gjithëmbarshëm të zhvillimit të proceseve demokratike në Maqedoni. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në konferencë duke u regjistruar në ueb-faqen zyrtare: e-society.mk më së voni deri të premten, më 17 nëntor të vitit 2017, në orën 13:00, ndërsa në ueb-faqen e njëjtë mund ta shihni edhe agjendën fillestare të ngjarjes. Për informata plotësuese, ekipi i Fondacionit Metamorfozis ju qëndron në dispozicion nëpërmjet e-mail-it (contact@e-society.org.mk) ose në telefonin: 02/3109 325.
Ndaje: